Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta kombëtare e bletarëve kundër pesticideve të dëmshme

Bletarët alarmojnë – pesticidet i asgjësojnë bletët
Foto: BTA

Dy javë me radhë Shoqata Bullgare e Bletarëve organizon protesta në qytete të ndryshme të vendit – Shumen, Varna, Silistra, Razgrad, Tërgovishte. Shoqata kërkon që të ndalohet përdorimi i pesticideve të cilët asgjësojnë bletët. Me rastin e 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, bletarët organizojnë një protestë kombëtare në Sofje. Dihet se asgjësimi i bletëve çon në fundin e botës. Çfarë kërkojnë bletarët bullgarë?

“Arsyeja e hedhjes në protestë ishte se përfaqësuesi bullgar në Drejtorinë e Bujqësisë pranë Komisionit Evropian votoi “i abstenuar” në propozimin e ndalimit të pesticideve të dëmshme Neonicotinoid në BE.” Këtë e sqaron znj. Daniella Çelebieva, anëtare e Këshillit të autorizuar të Shoqatës Bullgare të Bletarëve, duke shtuar: “Më 26 prill ose më 2 maj vijon të rivotohet kërkesa për ndalimin e pesticideve. Kështu që, duke protestuar ne shpresojmë se përfaqësuesi bullgar në KE do të rishqyrtojë pozitën e tij. Ndryshe, Shoqata e Bletarëve insiston për miratim të njëanshëm të ndalimit të pesticideve jo më vonë se vjeshta e 2013-ës. Që nga viti 2011 në Bullgari filloi të shfaqet dukuria e vdekshmërisë së lartë dhe e zhdukjes të bletëve.”

© Foto: BTA

Në kuadër të fushatës “Për bletët dhe njerëzit” më 2011 u bë një sondazh sipas të cilit 63 për qind e bletëve janë zhdukur për shkak të pesticideve helmuese. Në 2012 rreth 200 bletë janë zhdukur në Bullgari që do të thotë 20 për qind e të gjitha bletëve të rritura në vend. Këto të fundit numërtojnë rreth 1 mln. Problemi me pesticidet Neonicotinoid nuk është helmi i drejtpërdrejtë. D.m.th. me këto pesticide trajtohen farat e kolzës vajëse, lulediellit, misrit dhe të pambukut. Pra, lëngu dhe pjalmi i tyre shndërrohet në helm për bletët. Sipas ekspertëve, pesticidet çojnë në pakësimin e imunitetit të bletëve, në sensibilitetin e sëmundjeve dhe kështu shkurtojnë jetën e tyre.

“Për mendimin tonë, pesticidet ndryshojnë fiziologjinë e bletëve – thotë znj. Çelebieva. – Bletët nënë të cilat zakonisht jetojnë deri në 7 vjet, tashti zhduken pas një viti. Bletët dimërore të cilat zakonisht jetojnë përafërsisht 6 muaj, tashti nuk mbijetojnë më se 4 muaj. Shumica e bletarëve kur të hapin kosheret gjatë prillit i gjejnë ato bosh. Kjo dukuri vërehet më tepër andej ku përreth ka të mbjella me kolzë vajëse. Problemet në Bullgari janë nga 3-4 vjet kur në vend filloi të mbjelluri kolzë vajëse në masë destinuar prodhimit të biodizelit. Shoqata mbledh informacion në të gjitha qoshet e vendit dhe sipas të dhënave gjatë 2010-ës vdekshmëria tek familjet e bletëve ka qenë rreth 10 për qind, gjatë 2011-ës e njëjta ka arritur afro 30 për qind. Edhe gjatë 2012-ës duket se do të jetë 30 për qind. Nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pas dy vjetësh familjet e bletëve do të zhduken.”

Në Bullgari dhjetëra firma importojnë fara të trajtuara me pesticidet e dëmshme. Në shumicën e rasteve ndërmarrësit nuk janë në dijeni se çfarë fara blejnë. Në vend flitet shumë pak rreh kësaj çështjeje, komentojnë bletarët.

© Foto: BTA


Zhdukja e bletëve është një problem në masë botërore. 10 vitet e fundit është zhdukur gati gjysma e popullatës së bletëve. Komisioni Evropian propozoi që të paktën në vazhdim të 2 vjetëve të mos lejohet përdorimi i pesticideve të dëmshme. Para pak kohe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Ushqimit raportoi për pasojat negative të përdorimit të pesticideve. Disa shtete si Franca, Italia dhe Spanja e kanë ndaluar atë në mënyrë të njëanshme.

Sipas fjalëve të znj. Çelebieva, pasi Italia ka ndërmarrë masat konkrete, popullata e bletëve ka filluar ta rikthejë numrin e saj: “Mbështetemi në Koordinimin Evropian të Bletëve në Bruksel dhe shpresojmë se bletarët nga të gjitha vendet do të bashkohemi. Ne do të përpiqemi ta fitojmë mirëkuptimin e shoqërisë, kështu që të mbrojmë jo vetëm bletët, por dhe natyrën dhe njerëzit.”

Protesta e bletarëve në Bullgari u përkrah nga Asociacioni Bullgar i Produkteve Biologjike, si dhe nga Partia “Të gjelbrit”. Bullgaria është ndër prodhueset e mëdha të majtit në Evropë. Mjalti bullgar është i cilësisë së lartë dhe shpeshherë përdoret si përmirësues i mjaltit të huaj. Vazhdimisht rritet pjesa e prodhimit të mjaltit biologjik në vend. Për nga numri i familjeve të bletëve me certifikatë Bullgaria zë vendin e tretë në Evropë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD