Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si Bullgaria mund të përfitojë nga politika e re bujqësore e BE-së

Foto: BGNES

Pasi politika e ardhshme bujqësore e Bashkimit Evropian tanimë është e miratuar, Bullgaria mund të vazhdojë skemën për pagim në sipërfaqe, si dhe të japë më shumë subvencione atyre të prapambetur. “Gjelbërim” i subvencioneve, mjete për inovacione, si edhe për inkurajimin e “shkurtimit” të furnizimeve nga fermeri deri te konsumatori. Këto janë pjesë nga masat në politikën agrare pas vitit 2014, mbi të cilat tanimë ka pajtim midis vendeve anëtare, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Sipas marrëveshjes përfundimtare Bullgaria do të mund të vazhdojë pagimin e subvencioneve direkte mbi sipërfaqe, dhe jo siç parashikohej përmes të drejtave për pagim.

Sipas marrëveshjes, vendet e reja anëtare kanë të drejtë të ruajnë skemën e deritanishme me subvencione në sipërfaqe – propozim, nga i cili mbase Bullgaria do të shfrytëzohet. Por njëkohësisht u jepet mundësi shteteve të shtojnë të ashtuquajturat pagime, lidhur me prodhimin. Këto janë mjete, të cilat u jepen blegtorëve, prodhuesve të frutave dhe të perimeve. Subvencionet shpërndahen sipas sasisë të produktit të prodhuar, dhe jo mbi bazën e tokës së përpunuar. Ata mund të arrijnë deri më 13 për qind nga të gjitha pagimet. Njëkohësisht hiqet lista me kulturat, rritja e të cilave subvencionohet nga shteti. Kështu në fakt Bullgaria do të ketë mundësi t’u ndihmojë bletarëve, prodhuesve të vajit të trëndafilit etj., të cilët deri tani nuk kanë marrë financim.

Njëkohësisht pagimet në sipërfaqe pritet të “jeshilohen”, pasi 30 për qind prej tyre duhet të lidhen me praktika për ruajtjen e mjedisit rrethues. Do të aplikohet rregulli për “fermerët aktivë”, sipas të cilit do të krijohet listë me veprimtari, të cilat nuk do të kenë të drejtë për subvencione. Gjatë viteve të fundit revizionet e ndryshme treguan se, subvencione bujqësore përvetësohen nga aeroportet, firmat për prona të patundshme dhe të tjera të ngjashme, të cilët nuk kanë lidhje me sektorin.

Ndryshimet për pagimet direkte do të hyjnë në fuqi që nga viti 2015 dhe jo nga viti 2014, ku qëllimi është t’u jepet mundësi fermerëve të adaptohen ndaj kushteve të reja, kurse agjencitë e pagimeve dhe qeveritë të bëjnë ndryshimet e nevojshme në legjislacion dhe organizimin e punës.

© Foto: BGNES

Agrarët bullgarë protestojnë kundër çmimeve të ulëta për blerjen e domateve.

Një prioritet i ri në politikën e ardhshme agrare do të jetë “shkurtimi” i hallkave për furnizimin e produkteve agrare nga prodhuese deri te konsumatorët. Planifikohet që disa degë agrare të kenë mundësi në mënyrë kolektive të lidhin marrëveshje për shitje të produktit të vet (për shembull qumësht, mish, drithë). Do të ndahet dhe një buxhet i specializuar për inovacione dhe stimulim të shkencës.

Pritet që gjatë periudhës së ardhshme (2014-2020) Bullgaria të marrë rreth 7.5 miliardë euro për bujqësi. Shtimi vjen nga rritja e rregulluar e subvencioneve direkte mbi sipërfaqe. Njëkohësisht pritet që Programi për Zhvillimin e Rajoneve Rurale, i cili tani është për 3.2 miliardë euro, të shkurtohet me midis 200 dhe 300 milionë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në festë morën pjesë ansamblet folklorike bullgare nga Milano -Ritmika, Nashenci dhe Veselie

Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov

Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..

botuar më 24-10-08 7.30.PD

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..

botuar më 24-10-07 8.00.MD
Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD