Pasi politika e ardhshme bujqësore e Bashkimit Evropian tanimë është e miratuar, Bullgaria mund të vazhdojë skemën për pagim në sipërfaqe, si dhe të japë më shumë subvencione atyre të prapambetur. “Gjelbërim” i subvencioneve, mjete për inovacione, si edhe për inkurajimin e “shkurtimit” të furnizimeve nga fermeri deri te konsumatori. Këto janë pjesë nga masat në politikën agrare pas vitit 2014, mbi të cilat tanimë ka pajtim midis vendeve anëtare, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Sipas marrëveshjes përfundimtare Bullgaria do të mund të vazhdojë pagimin e subvencioneve direkte mbi sipërfaqe, dhe jo siç parashikohej përmes të drejtave për pagim.
Sipas marrëveshjes, vendet e reja anëtare kanë të drejtë të ruajnë skemën e deritanishme me subvencione në sipërfaqe – propozim, nga i cili mbase Bullgaria do të shfrytëzohet. Por njëkohësisht u jepet mundësi shteteve të shtojnë të ashtuquajturat pagime, lidhur me prodhimin. Këto janë mjete, të cilat u jepen blegtorëve, prodhuesve të frutave dhe të perimeve. Subvencionet shpërndahen sipas sasisë të produktit të prodhuar, dhe jo mbi bazën e tokës së përpunuar. Ata mund të arrijnë deri më 13 për qind nga të gjitha pagimet. Njëkohësisht hiqet lista me kulturat, rritja e të cilave subvencionohet nga shteti. Kështu në fakt Bullgaria do të ketë mundësi t’u ndihmojë bletarëve, prodhuesve të vajit të trëndafilit etj., të cilët deri tani nuk kanë marrë financim.
Njëkohësisht pagimet në sipërfaqe pritet të “jeshilohen”, pasi 30 për qind prej tyre duhet të lidhen me praktika për ruajtjen e mjedisit rrethues. Do të aplikohet rregulli për “fermerët aktivë”, sipas të cilit do të krijohet listë me veprimtari, të cilat nuk do të kenë të drejtë për subvencione. Gjatë viteve të fundit revizionet e ndryshme treguan se, subvencione bujqësore përvetësohen nga aeroportet, firmat për prona të patundshme dhe të tjera të ngjashme, të cilët nuk kanë lidhje me sektorin.
Ndryshimet për pagimet direkte do të hyjnë në fuqi që nga viti 2015 dhe jo nga viti 2014, ku qëllimi është t’u jepet mundësi fermerëve të adaptohen ndaj kushteve të reja, kurse agjencitë e pagimeve dhe qeveritë të bëjnë ndryshimet e nevojshme në legjislacion dhe organizimin e punës.
© Foto: BGNES
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj,..
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri..
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament..