Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Energjia e gjelbër në objektivin e fotografëve amatorë

Foto: Архив
“Merrni fotoaparatin tuaj dhe na dërgoni foto, e cila pasqyron të ardhmen energjetike evropiane gjatë vitit 2050 ose na tregoni sesi duket e tanishmja energjetike”. Ftesa për pjesëmarrje në konkursin fotografik u dërgua përmes rrjeteve sociale nga Bashkimi Ekologjik “Për Tokën”. Tema frymëzoi fotografë amatorë nga i gjithë vendi të cilët dërguan fotografitë e veta me një vështrim krijues drejt parqeve foto-voltaike, foto-gjeneratorëve dhe skajeve të natyrës. Qëllimi i konkursit është t’i detyroi njerëzit të mendojnë mbi problemet e energjetikës në një të ardhme të afërt. 10 krijimet e dalluara tanimë mund të shikohen dhe përmes sajtit të Bashkimit Ekologjik “Për Tokën”, kurse gara për autorët e tyre vazhdon në një konkurs më të madh evropian mbi të njëjtën temë, në të cilin dekorata e madhe është 1000 euro. Fotoset e dekoruara do të eksponohen në Bruksel deri në fund të vitit.

“Konkursi qe organizuar nga një rrjet ndërkombëtar , në të cilin marrim pjesë, ai quhet “Kundrapeshë” – shpjegon Genadi Kondarev nga Bashkimi “Për Tokën”. – Qëllimi i tij është ta detyroi bankën Investuese Evropiane të ketë një politikë shumë më të qëndrueshme, sesa kjo, e cila është tani, duke gjykuar nga projektet, në të cilat investohet. Një praktikë e shpeshtë është që bankat e mëdha investuese të përkrahin projekte, lidhur me qymyrgurin, centralet e ngrohjes elektrike – veprimtari, të cilat jo rrallë janë në konflikt me mjedisin rrethues. Në pamje të parë temat, me të cilat merret kjo organizatë janë larg kuptimeve të njerëzve të zakonshëm, por janë çështje të rëndësishme, të cilat realisht prekin jetën e çdo njërit prej nesh. Me këtë konkurs donim të detyrojmë pikërisht ata të informohen pak më shumë, të frymëzohen përmes mjeteve të fotografisë. Asnjëri tjetër nuk ka forcën të ndryshojë gjërat këtu në Bullgari, përveç njerëzve të zakonshëm. Përse tema e konkursit ishte “E ardhmja energjetike evropiane gjatë vitit 2050”? Sepse deri në vitin 2050 Evropa duhet të ketë hequr dorë nga lëndët djegëse fosile. Deri atëherë duhet të kemi kaluar në burime të pastra energjetike, në qoftë se duam të garantojmë përpara botës një skenar të parrezikshëm, pa ndryshime drastike në klimë.”

Sa për pjesëmarrjen bullgare në konkurs, fotografitë tregojnë parqet diellore dhe të erës, por fotografi për efikasitetin energjetik pothuajse nuk kishte. “Alternativa në energjetikë janë burimet e ripërtërishme energjetike, por kjo drejt së cilës duhet të synojmë është jo thjesht të zëvendësohen kapacitete të mëdha energjetike nga teknologjitë ndotëse, si qymyrguri dhe energjia atomike, me kapacitete të reja të mëdha, siç janë parqet e erës ose dhe ata solar. – thotë Genadi. – Përveç kësaj alternativa nuk është vetëm diell, erë ose energji gjeotermale, ajo është një përzierje prej tyre. Në Bullgari njerëzit duhet të mësohen të mendojnë për energjinë në mënyrë të ndryshme. Duhet të synojmë që këto kapacitete të jenë maksimalisht të decentralizuara, të afërta deri te konsumatorët e kësaj energjie, deri në çdo një shtëpi. Por Bullgaria vet i lejoi me legjislacionin e saj këto kapacitete të mëdha në energjinë e gjelbër, të cilat njerëzit shpesh i kritikojnë për shkak të çmimeve të imponuara të larta. Me ligje të mira mund të ketë lehtësime për njerëzit, siç është në Gjermani dhe Austri. Në rajonet fshatare aty për shembull ka lehtësime për ata, të cilët duan të investojnë bashkë në një projekt më të madh, të bashkojnë mjetet e veta dhe të blejnë kolektor diellor. Investim, i cili pas kësaj do t’u japë energji dhe do të sjellë të ardhura të mira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD