Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbreti Kallojan – diplomat dhe strateg

Monumenti i mbretit Kallojan në qytetin e Varnës.
Foto: arkiv
Një prej mbretërve bullgarë të shquar të Mesjetës – Kallojani ngrihet në fron në një kohë të turbull. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj boljarët Asen dhe Peter ishin në krye të kryengritjes për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi bizantin në vitin 1185. Kryengritja është e suksesshme, dhe pas dy shekujve shteti bullgar është rimëkëmbur. Por sipas klauzolave të Traktatit të paqes me Bizantin Kallojani është dërguar si peng në Kostandinopojë. Dy vjet më vonë ai ka arritur të ikë dhe është kthyer në atdhe. Kallojani i ka ndihmuar dy vëllezërit e tij në administrimin e tokave të çliruara. Por Aseni dhe Petri janë bënë pre të komplotit të boljarëve. Në vitin 1197 sunduesi i ri ka mbeturi vetëm në kushtet e opozitës së fortë nga ana e boljarëve dhe të luftës me Bizantin. Por ai ka disponuar armë të forta – talent diplomatik, shkathtësi në kohën e bisedimeve dhe aftësi t’i kundërshtojë njërin kundër tjetrin armiqtë e tij, bile t’i tërheqë në anën e vet si për shembull vrasësin e vëllait të tij Asen – Ivankon. Kalojani shpejt është bërë një burrë i shtetit dhe politikan me përvojë, pavarësisht se ka qenë vetëm 30 vjeçar kur është ngritur në fron. Fushatat e tij ushtarake kundër Bizantit ishin të suksesshme. U arrit dhe paqja.

© Foto: wikipedia.org

Varreza e mbretit Kallojan në qytetin e Veliko Tërnovos

Një prej sfidave për Kallojanin ka qenë të arrihet njohja ndërkombëtare për shtetin bullgar dhe për administrimin e tij, pas një sundimi të gjatë të huaj. Ai e ka trashëguar fronin e vëllezërve të tij, por ata nuk ishin njohur si sundues nga shtetet e tjera.
“Problemi nuk ishte vetëm në kërkimin e ndonjë prestigji, ky ishte një kazus me rëndësi jetike – shpjegon historiani prof. Plamen Pavlov. – Sepse kujtimi për Mbretërinë e Parë Bullgare – një prej tri fuqive të mëdha të asaj kohe në Evropën e Mesjetës ishte akoma i gjallë. Prova e kësaj janë kronikat e autorëve perëndimorë, sidomos nga shekujt XI-XII. Por ndërprerja e ekzistencës së shtetit bullgar për afro dy shekuj kishte lënë një vulë të qëndrueshme në statukuon ndërkombëtare.”

Por Kallojani ka qenë një burrështet i mençur. Dihet për shembull, se në vazhdim të disa vjetëve ai nuk i ka përgjigjur propozimit të Papës Inokenti i Tretë të aderohet në Kishën Romake.
“Kontaktet midis Kallojanit dhe Papës gjithmonë kanë provokuar debate mes historianëve. Shumë shpesh pranohet se iniciativa i përket Papës dhe ndoshta është kështu – thekson prof. Pavlov. – Nga ana tjetër ka disa historianë, që janë të mendimit se Kallojani ka qenë pala më aktive, por pastaj me paramendim ka bërë të zvarriten bisedimet, mbasi e ka pritur të rregullohet çështja me Bizantin. Dhe ky sipas meje është skenari i vërtet.”

Në vitet 1200-1201 Kallojani ka lidhur kontratë me perandorin bizantin Aleksi i Tretë Engjëll pikërisht me këtë qëllim. Në saj të kësaj kontrate ai ka arritur të bashkojë pranë Bullgarisë dhe trojet e aristokratit bullgar Dobromir Hriz, sundues i pavarur në Maqedoni. Por pas kësaj bazileusi i ka refuzuar atij njohjen e premtuar. Dhe kur kalorësitë e Kryqëzatës së Katërt kanë hyrë në Kostandinopojë, Perandori Aleksi ka ikur në Kështjellën Debelt, në afërsi me qytetin e sotëm Burgas dhe i ka propozuar Kallojanit ta njohë si mbret i shtetit bullgar. Por për sunduesin bullgar kjo s’kishte rëndësi, mbasi bazileuesi, në praktikë, tashmë nuk ishte në pushtet. Përveç kësaj Kisha Romane në atë kohë ishte qendra më e autoritetshme në Evropë, e cila mund të zgjidhte problemin me njohjen ndërkombëtare të Bullgarisë. Kallojani i ka dërguar Papës një letër, në të cilën ka kërkuar përveç kurorës mbretërore bullgare, të njihet edhe Kisha e pavarur Bullgare. Në vitin 1204 Bullgaria dhe Kisha Romake kanë lidhur një Unia kishtare, me të cilën Kallojani shpallet mbret i bullgarëve dhe i vllahëve, kurse kryepeshkopi Vasilji – shpallet kreu i Kishës Bullgare. Traktati me Romën ka ekzistuar deri në vitin 1235.

© Foto: wikipedia.org

Faksimile nga korrespondenca me Papën Inokenti të Tretë, ku përfshihet formula “Kallojan, mbret i bullgarëve dhe vllahëve”

Në vitin kur sunduesi bullgar ka marrë njohjen e Papës, Kostandinopoja është pushtuar nga kalorësit e Kryqëzatës së Katërt. Balduini i Parë, perandori i Perandorisë së porsakrijuar Latine ka hedhur poshtë propozimet për fqinjësi të mirë. Atëherë aristokracia greke ka kërkuar ndihmë nga Kallojani.
“Kallojani ka qenë i përgatitur për një luftë eventuale – shpjegon profesor Pavlov. – Shumë prej autorëve të teksteve të popullarizuara historike kanë menduar se ushtria e kryqtarëve ka qenë të pamposhtur dhe se bullgarët nuk kanë qenë të përgatitur të luftojnë me të, por s’është e vërtetë. Ushtria bullgare e asaj kohe ka pasur njësi të ngjashme me ushtrinë bizantine, përveç kësaj bullgarët kanë qenë dëshmitarë të marshimeve të kryqtarëve dhe kanë pasur të dhëna për fuqinë e tyre. Kallojani ka qenë i qartë, se ky armik i rrezikshëm mund ta devijojë nga detyra e tij e dorës së parë – bashkimi i trojeve bullgare. Sepse qysh Aseni dhe Petri në vitin 1187 kanë deklaruar, se dëshirojnë ta rimëkëmbin mbretërinë “siç ishte dikur”.

© Foto: arkiv

Beteja pranë Adrianopojës – pikturë bashkëkohore

Në betejën pranë Adrianopojës ushtria e Kallojanit ka shpartalluar kryqtarët, perandori Balduin është marrë peng dhe është çuar në qytetin Tërnovo. Sunduesi bullgar Kallojan ka vdekur dy vjet më vonë në kohën e rrethimit të Selanikut. Është varrosur në Kishën “Dyzet shenjtorët” në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo.
“Sipas meje, teoria më e besueshme është se ai është vrarë në kohën e një komploti oborrtar – është e mendimit prof. Plamen Pavlov. – Me gjithë këtë, më bën përshtypje konsekuenca e elitës së atëhershme bullgare të forcojë shtetin, ta bëjë strehë për të gjithë bullgarët dhe ta rimëkëmbë integritetin territorial të Mbretërisë së Parë Bullgare. Dhe mbreti Kallojan është një shembull i shkëlqyer i kësaj.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Pavlova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD