© Foto: wikipedia.org
Një prej sfidave për Kallojanin ka qenë të arrihet njohja ndërkombëtare për shtetin bullgar dhe për administrimin e tij, pas një sundimi të gjatë të huaj. Ai e ka trashëguar fronin e vëllezërve të tij, por ata nuk ishin njohur si sundues nga shtetet e tjera.
“Problemi nuk ishte vetëm në kërkimin e ndonjë prestigji, ky ishte një kazus me rëndësi jetike – shpjegon historiani prof. Plamen Pavlov. – Sepse kujtimi për Mbretërinë e Parë Bullgare – një prej tri fuqive të mëdha të asaj kohe në Evropën e Mesjetës ishte akoma i gjallë. Prova e kësaj janë kronikat e autorëve perëndimorë, sidomos nga shekujt XI-XII. Por ndërprerja e ekzistencës së shtetit bullgar për afro dy shekuj kishte lënë një vulë të qëndrueshme në statukuon ndërkombëtare.”
Por Kallojani ka qenë një burrështet i mençur. Dihet për shembull, se në vazhdim të disa vjetëve ai nuk i ka përgjigjur propozimit të Papës Inokenti i Tretë të aderohet në Kishën Romake.
“Kontaktet midis Kallojanit dhe Papës gjithmonë kanë provokuar debate mes historianëve. Shumë shpesh pranohet se iniciativa i përket Papës dhe ndoshta është kështu – thekson prof. Pavlov. – Nga ana tjetër ka disa historianë, që janë të mendimit se Kallojani ka qenë pala më aktive, por pastaj me paramendim ka bërë të zvarriten bisedimet, mbasi e ka pritur të rregullohet çështja me Bizantin. Dhe ky sipas meje është skenari i vërtet.”
Në vitet 1200-1201 Kallojani ka lidhur kontratë me perandorin bizantin Aleksi i Tretë Engjëll pikërisht me këtë qëllim. Në saj të kësaj kontrate ai ka arritur të bashkojë pranë Bullgarisë dhe trojet e aristokratit bullgar Dobromir Hriz, sundues i pavarur në Maqedoni. Por pas kësaj bazileusi i ka refuzuar atij njohjen e premtuar. Dhe kur kalorësitë e Kryqëzatës së Katërt kanë hyrë në Kostandinopojë, Perandori Aleksi ka ikur në Kështjellën Debelt, në afërsi me qytetin e sotëm Burgas dhe i ka propozuar Kallojanit ta njohë si mbret i shtetit bullgar. Por për sunduesin bullgar kjo s’kishte rëndësi, mbasi bazileuesi, në praktikë, tashmë nuk ishte në pushtet. Përveç kësaj Kisha Romane në atë kohë ishte qendra më e autoritetshme në Evropë, e cila mund të zgjidhte problemin me njohjen ndërkombëtare të Bullgarisë. Kallojani i ka dërguar Papës një letër, në të cilën ka kërkuar përveç kurorës mbretërore bullgare, të njihet edhe Kisha e pavarur Bullgare. Në vitin 1204 Bullgaria dhe Kisha Romake kanë lidhur një Unia kishtare, me të cilën Kallojani shpallet mbret i bullgarëve dhe i vllahëve, kurse kryepeshkopi Vasilji – shpallet kreu i Kishës Bullgare. Traktati me Romën ka ekzistuar deri në vitin 1235.
© Foto: wikipedia.org
Në vitin kur sunduesi bullgar ka marrë njohjen e Papës, Kostandinopoja është pushtuar nga kalorësit e Kryqëzatës së Katërt. Balduini i Parë, perandori i Perandorisë së porsakrijuar Latine ka hedhur poshtë propozimet për fqinjësi të mirë. Atëherë aristokracia greke ka kërkuar ndihmë nga Kallojani.
“Kallojani ka qenë i përgatitur për një luftë eventuale – shpjegon profesor Pavlov. – Shumë prej autorëve të teksteve të popullarizuara historike kanë menduar se ushtria e kryqtarëve ka qenë të pamposhtur dhe se bullgarët nuk kanë qenë të përgatitur të luftojnë me të, por s’është e vërtetë. Ushtria bullgare e asaj kohe ka pasur njësi të ngjashme me ushtrinë bizantine, përveç kësaj bullgarët kanë qenë dëshmitarë të marshimeve të kryqtarëve dhe kanë pasur të dhëna për fuqinë e tyre. Kallojani ka qenë i qartë, se ky armik i rrezikshëm mund ta devijojë nga detyra e tij e dorës së parë – bashkimi i trojeve bullgare. Sepse qysh Aseni dhe Petri në vitin 1187 kanë deklaruar, se dëshirojnë ta rimëkëmbin mbretërinë “siç ishte dikur”.
© Foto: arkiv
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante..