Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristina Anastasova: “Jam një njeri i lumtur, sepse punoj atë që e dua”

Foto: arkiv personal
Hristina Anastasova ka lindur në vitin 1969 në fshatin Dolno Ezerovo, sot lagje e qytetit Burgas. Fshati është themeluar nga bullgarë-refugjatë nga Trakia Lindore. Në takimet e saj me njerëz të moshuar në fshatin Zidarovo Hristina vet ka kërkuar dhe ka regjistruar këngë të vjetra popullore, që janë përfshirë në albumin e saj të parë me titull “Këngët e Straxhës”.

Hristina u dashurua pas këngëve që në korin e shkollës, kurse bashkë me nënën e saj, gjithashtu këngëtare, merrte pjesë në grupin muzikor pranë vatrës së kulturës në fshat. “Kam ruajtur shumë kujtime të mrekullueshme nga kjo periudhë – tregon këngëtarja. – Në vitin 1981 fitova çmimin tim të parë – medalje të artë në Tubimin e katërt kombëtar të krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica. Më vonë mbarova Shkollën Muzikore në qytetin Kotel dhe më dërguan në Ansamblin “Filip Kutev”, ku punova pak kohë, sepse kisha dëshirë të këndoj në Ansamblin “Trakia” në qytetin e Plovdivit. Më pranuan me konkurs dhe në këtë ansambël u takuam me bashkëshortin tim, gjithashtu muzikant, që i bie gajdes. Më vonë mbarova dhe arsim të lartë në Akademinë Muzikore.”

Me ide të muzikologjes Rumjana Cincarska, Hristina dhe disa kolege të saj nga Ansambli “Trakia” krijuan Kuartetin “Bëllgarka Xhuniër”, me të cilin bënë shumë turne, pjesëmarrje në festivale folklorike dhe koncerte nëpër botë. Kudo publiku mbetej i mahnitur nga repertori i pasur i bullgareve – nga folklori autentik dhe etnomuzika botrore, deri në muzikën ortodokse, atë katolike dhe veprat mesjetare nga Evropa Perëndimore.

Prezantimi i parë i kuartetit ishte në vitin 1991 në Festivalin botëror “Midem” në Kanë të Francës, ku e paraqitëm albumin tonë të parë me titull ”Legjenda e zërave bullgarë”. Kemi incizuar tre albume me vete, kurse bashkë me grupe të tjera kemi marrë pjesë në akoma shtatë CD të tjera. Bashkë me muzikantin e mrekullueshëm El Lebrihano incizuam Flamenko në Spanjë, interpretuam dhe meshën “Prima Toni de Palestrina”, orkestruar posaçërisht për ne nga kompozitori francez Ivan Lantos. Kemi katër albume të përbashkëta me muzikantin bask nga Spanja Kepa Hunkera, njëri prej të cilëve fitoi çmimin “Grammi”. Me trion e pianistit bullgar Sabin Todorov, që punon në Belgjikë morëm pjesë në Festivalin ndërkombëtar muzikor në Tampere të Finlandës dhe me orkestrën e tij incizuam një CD me muzikë xhazi dhe folklor bullgar. Të mos harroj dhe pjesëmarrjen e Kuartetit “Bëllgarka Xhuniër” në filmin dokumentar “Migrimi i zogjve” me muzikë të kompozitorit francez Bruno Kule. Incizimet i bëmë në Radion Kombëtare Bullgare. Në vitet më aktive të kuartetit takova shumë njerëz interesant, ndërsa puna më pasuroi dhe më zhvilloi si këngëtare, si muzikant dhe njeri”, tregon Hristina Anastasova.

Vitet e fundit Hristina dhe familja e saj banojnë në qytetin Asenovgrad. Ajo punon si mësimdhënëse e të kënduarit popullor në Kompleksin e bashkuar të fëmijëve dhe paralelisht me këtë drejton dhe Ansamblin “Kapedan Petko” pranë Shoqatës trake në Asenovgrad. “Nuk kalon asnjë festë pa pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të Ansamblit – tregon Hristina. – Për mua kjo është një kënaqësi e madhe dhe mendoj, se jam një njeri i lumtur, sepse punoj atë që e dua dhe që mund ta bëj më mirë”.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD