Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ferri"

Foto: YouTube

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë problem, madhësia dhe natyra reale e të cilit shpesh fshihen.

Artistët janë gjithmonë të parët që reagojnë ndaj padrejtësive dhe çështjeve urgjente. Kështu është edhe me Teodora Marçevën, e cila e ka kompozuar dhe kënduar këngën “Ferri”. Ajo bazohet në historinë e saj personale.

“Shkasi është lidhja ime e parë, e cila ishte shumë traumatike. Në përgjithësi, flitet për një marrëdhënie në të cilën ka dhunë psikike – sepse dhuna nuk është gjithmonë fizike, por edhe psikike”, thotë Teodora Marçeva.

Teodora Marçeva

Sipas saj, dhunuesit janë të tillë sepse edhe ata vetë kanë qenë viktima të dhunës, sidomos në fëmijërinë e hershme. Ajo beson se këta janë njerëz të traumatizuar të cilëve duhet t'u kushtohet vëmendje. Më e rëndësishmja për të është që dhuna në familje të mos lejohet dhe aty të fillojë rritja normale e fëmijës, si dhe në shkollë.  Teodora thekson se ne, si shoqëri, duhet të deklarojmë qartë pozitën tonë kundër dhunës, kjo është detyra jonë:

"Uroj që njerëzit të bëhen më të mirë në të gjithë botën, jo vetëm në Bullgari, të mendojnë për të tjerët, të kuptojnë se një nga kuptimet më të mëdha në jetën e një personi është t’i ndihmojnë të tjerët. Dhe nëse një person është vetëm – ai nuk ka asgjë. Uroj që njerëzit t'i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit psikik në Bullgari, sepse siç thashë, këtu ekziston një stigmë se kjo nuk është e rëndësishme, gjë që nuk është aspak kështu."



Foto: YouTube, Facebook/Teodora Marçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD