Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kushte të mrekullueshme për ski në pushimoren Pamporovo

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Bora e vonuar e janarit u prit me gëzim pa masë nga skiatorët në vend. Ka dallim, që njeriu të zbritet mbi pistat e mbuluara me borë të natyrshme, në vend të rrëshqitet mbi dëborën artificiale. Tani kur dimri erdhi edhe në Bullgari, qendra e skive Pamporovo në malin Rodopa është gati të pritë një numër të madh skiatorësh. Shumica e pistave të pushimores startojnë nga maja Snezhanka – me lartësi 1926 metra. Kulla televizive, që ngrihet mbi të shihet nga të gjitha këndet e pushimores Pamporovo.

Снимка

Pas janarit, i cili ishte relativisht i ngrohtë dhe i thatë, skiatorët dhe snoubordistët tani janë tepër të kënaqur nga emocionet dimërore, që ofron mali. Pistat në pushimoren më jugore bullgare dallohen për nga vështirësia. Gjatësia e përgjithshme e tyre është 37 kilometra. Që të mos jenë në varësi të motit 90 për qind prej tyre janë të pajisura me impiante për borë artificiale. Pronarët e zonës së skive krenohen edhe me shkollat e skive dhe të snoubordit, ku rrëshqitjen e përvetësojnë si njerëz në moshën e njomë, ashtu edhe ata në moshën e thyer. Në piskun e stinës së skive, të gjitha vilat për pushim ofrojnë informacion për teleferikët dhe për gjatësia e rreshtave para tyre. Bileta ditore kushton 55 leva (afro 28 euro). Sipas zonjës Tanja Marinova, drejtoreshë marketing dhe shitje të firmës Pamporova AD, e cila është pronare e infrastrukturës së skive në kompleks, sezoni ecën mirë. Lidhur me këtë ajo shpjegon: “Përderisa para një viti pushimoren e frekuentuan kryesisht skiatorë britanikë, tani mund të them, se ata janë më tepër bullgarë, turq, grekë, rumunë. Krahas kësaj është i madh numri i serbëve dhe maqedonasve. Gjatë kësaj stine u kthyen edhe turistët rusë dhe danezë.”

Снимка

Është plotë veprimtari kalendari sportiv i pushimores Pamporovo. Në fillim të shkurtit u zhvillua Gara Ndërkombëtare e Skive për fëmijë – disiplina alpine: sllallom vigan dhe sllallom për kupën “PIBA”. Miqtë e kompleksit do të kenë mundësi të asistojnë edhe në garën e çiklizmit “Winter Bike Duel 2014”. Në të çiklistë nga vende të ndryshme do të rivalizojnë duke zbritur me biçikleta mbi pistat më të pjerrëta të pushimores. Gjatë marsit parashikohet të organizohet Kampionati Kombëtar i Snoubordit “Half Pipe Pamporovo” dhe Maratona Ballkanike e Skive. Pritet, që garat t’i frekuentojnë mijëra spektatorë dhe tifozë të sporteve të bardha. Duke synuar të tërheqin më shumë mysafirë pronarët e hoteleve shfaqin një zhdërvjelltësi të madhe.

Снимка

“Në pushimoren ka më se 50 hotele që ofrojnë mundësi të ndryshme dhe të llojllojshme – shpjegon Tanja Marinova. – Interesin e turistëve provokojnë paketat, që përfshijnë gjithçka edhe bileta për teleferikët. Krahas skive, ofrohen edhe mundësi të mëdha për ekskursione në rajonin e pushimores Pamporovo.”

Снимка

Mysafirët e pushimores vizitojnë edhe fshatin e afërt Shiroka Llëka, që të shikojnë shtëpitë e vjetra tipike për këtë rajon. I strukur në mesë të gjinjve të malit ky fshat çdo vit është organizator i një festivali i burrave të maskuar me emrin kukeri. Festivali i sivjetshëm parashikohet të mbahet më 2 mars, dhe për të pritet të vijnë më se 5 mijë mysafirë nga vendi dhe nga jashtë. Të gjithë që punojnë në degën turistike janë me shpresë, se mbulesa e dëborës në rajonin e pushimores Pamporova do të mbetet e përshtatshme për sportet dimërore deri atëherë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova

Ky material u përgatit në sajë të Projektit të Administratës Rajonale – Smoljan në kuadrin e Programit të Bashkëpunimit Territorial Evropian “Greqi – Bullgari 2007 – 2013”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Në tunelet e kohës – Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik

I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..

botuar më 25-09-13 10.00.PD