Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

БНР Новини
Foto: arkiv



Ushtari bullgar në shtypin evropian (1841-1912) paraqitur në librin e ri të gazetarit Dimitër Dimitrov

СнимкаDimitër Dimitrov ka punuar shumë vite si gazetar jashtë shtetit. Ai u kthye në Bullgari, që të paraqesë librin e tij të ri “Bota për ushtarin bullgar”. Premiera e librit ishte më 10 shkurt të këtij viti. Libri luksoz përmban 150 ilustrime bardhë e zi, si dhe të tilla më ngjyra. Vëllimi i parë i trilogjisë përfshin periudhën nga 1841 deri në Luftën Ballkanike (1912), kurse kjo periudhë nga ana e vet është ndarë në disa periudha të veçanta: “Hajdutët, kryengritësit dhe vullnetarët 1840-1878”, “Ushtria e re bullgare 1878 – 1885”, “Lufta Serbo-Bullgare 1885”, “Grushti, kundërgrushti, kryengritjet 1886-1887” dhe “Koha e manovrave 1888-1912”. Vëllimi i dytë i trilogjisë i është kushtuar Luftës ballkanike. Sipas autorit ajo ka një rëndësi shumë të madhe për Bullgarinë edhe sot e kësaj dite. Vëllimi i tretë do të përfshijë periudhën nga Lufta ballkanike deri në vitin 1944.

Autori ka grumbulluar publikime të gazetave kryesore evropiane, si ato britanike Graphic, Illustrated London News, gazetat franceze L’Illustration, Monde Illustre, gazeta gjermane Illustrite Zeitung, ajo italiane Domenica del Corriere etj.  E vlershmja është se tekstet janë në origjinal – si faksimile, dhe krahas kësaj është publikuar dhe përkthimi i tyre. Është përfshirë dhe novela për hajdutin bullgar, vepër e një autori francez, publikuar gjatë 1863-ës, si dhe shumë vërejtje dhe data, të publikuara sipas stilit të vjetër, ose sipas kalendarit julian, i cili ishte në fuqi në Bullgari deri në vitin 1916.

Dimitër Dimitrov i ka grumbulluar këto materiale unikale në vazhdim të disa dekadave në antikuariatet e Londrës, Brukselit dhe të qyteteve të tjera evropiane. Ato janë nga koleksioni i tij privat. Gazetari ka zbuluar dhe një fakt ende të panjohur për historianët - një viktimë të Bashkimit të Bullgarisë, të pikturuar në një gazetë franceze. Emri i saj do të shpallet së shpejti dhe gazetari shpreson se ky do të jetë një prej kontributeve të tij në historinë tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit (arkiv)

Një hap përpara drejt programit për të ndihmuar ata që dëshirojnë të vendosen në Bullgari

Agjencia e Punësimit po aplikon në kuadër të programit "Zhvillimi i Burimeve Njerëzore" në kuadër të masës "Unë Zgjedh Bullgarinë". Qëllimi i operacionit është krijimi i kushteve dhe stimujve për vendosjen e përhershme në Bullgari të bullgarëve..

botuar më 25-08-08 4.42.MD

Marshimi me “Kambanën e Paqes” kalon nëpër Bullgari në rrugën për në Jerusalem

Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..

botuar më 25-08-08 11.48.PD

Banorët dhe vizitorët e Burgasit do të ndjekin një shfaqje ajrore nën tingujt e hiteve të viteve ’90

Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes..

botuar më 25-08-08 5.55.PD