Dimitër Dimitrov ka punuar shumë vite si gazetar jashtë shtetit. Ai u kthye në Bullgari, që të paraqesë librin e tij të ri “Bota për ushtarin bullgar”. Premiera e librit ishte më 10 shkurt të këtij viti. Libri luksoz përmban 150 ilustrime bardhë e zi, si dhe të tilla më ngjyra. Vëllimi i parë i trilogjisë përfshin periudhën nga 1841 deri në Luftën Ballkanike (1912), kurse kjo periudhë nga ana e vet është ndarë në disa periudha të veçanta: “Hajdutët, kryengritësit dhe vullnetarët 1840-1878”, “Ushtria e re bullgare 1878 – 1885”, “Lufta Serbo-Bullgare 1885”, “Grushti, kundërgrushti, kryengritjet 1886-1887” dhe “Koha e manovrave 1888-1912”. Vëllimi i dytë i trilogjisë i është kushtuar Luftës ballkanike. Sipas autorit ajo ka një rëndësi shumë të madhe për Bullgarinë edhe sot e kësaj dite. Vëllimi i tretë do të përfshijë periudhën nga Lufta ballkanike deri në vitin 1944.
Autori ka grumbulluar publikime të gazetave kryesore evropiane, si ato britanike Graphic, Illustrated London News, gazetat franceze L’Illustration, Monde Illustre, gazeta gjermane Illustrite Zeitung, ajo italiane Domenica del Corriere etj. E vlershmja është se tekstet janë në origjinal – si faksimile, dhe krahas kësaj është publikuar dhe përkthimi i tyre. Është përfshirë dhe novela për hajdutin bullgar, vepër e një autori francez, publikuar gjatë 1863-ës, si dhe shumë vërejtje dhe data, të publikuara sipas stilit të vjetër, ose sipas kalendarit julian, i cili ishte në fuqi në Bullgari deri në vitin 1916.
Dimitër Dimitrov i ka grumbulluar këto materiale unikale në vazhdim të disa dekadave në antikuariatet e Londrës, Brukselit dhe të qyteteve të tjera evropiane. Ato janë nga koleksioni i tij privat. Gazetari ka zbuluar dhe një fakt ende të panjohur për historianët - një viktimë të Bashkimit të Bullgarisë, të pikturuar në një gazetë franceze. Emri i saj do të shpallet së shpejti dhe gazetari shpreson se ky do të jetë një prej kontributeve të tij në historinë tonë.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..