Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

E përditshmja “Standard” shkruan se, pasi të takohen ministrat e transportit të Bullgarisë dhe Turqisë në Ankara, do të shpallet “armëpushim” i përkohshëm në lidhje me problemet e firmave tregtare në Bullgari. Nga dega e transportuesve mbeten pesimistë për zgjidhjen e çështjes, por shpresojnë se së paku kamionët bullgarë do të lejohen të hyjnë më herët në territorin e Turqisë. Shembujt tregojnë se, një maunë mbërrin nga Gjermania brenda 6 ditëve, ndërsa Turqia nuk e lejon atë që të hyjë në territorin e saj para ditës së tetë. Transportuesit presin nga ministri bullgar që ai do të arrijë të zgjidhë çështjen për heqjen e faturave si dokumente transporti. Për shkak të këtyre të fundit organet turke u vinin transportuesve bullgarë gjoba të paarsyeshme në vlerë 3 mijë euro, komentojnë firmat e transportimit të ngarkesave, të prekura nga situata e krijuar.

Gazeta “Trud” njofton se, rreth 204 mln euro janë derdhur në bashki, struktura të ministrisë së ekologjisë dhe në organizata joqeveritare sipas projekteve evropiane të financuara nga buxheti i shtetit. Tani për tani Komisioni Evropian nuk i disburson këto të holla dhe disbursimet për fushën e ekologjisë u ndaluan në muajin nëntor për shkak të problemeve me prokurimet publike dhe me kontrollin mbi to. Që atëherë kontraktuesit marrin para krejtësisht nga buxheti shtetëror. Ndërkaq, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 janë derdhur 250 mln euro. Rreth 49 mln prej tyre janë nga bashkëfinancimi kombëtar i programit. Nga buxheti i 2014-ës vetëm gjatë muajit janar janë ndarë mbi 70 mln euro dhe nuk ka qartësi se kur Brukseli do t’i disbursojë paratë shtetërore.

E përditshmja “24 orë” citon shefin e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, z. Pllamen Dimitrov, i cili ka komentuar se, “në vitin e parë e gjysmë të mandatit të GERB-it partia ndërmori masa efektive, duke stabilizuar vendin, dhe filloi reforma në arsim etj.” Sipas Dimitrovit gabimi më i madh i qeverisjes së GERB-it ka qenë ristrukturimi i Hekurudhave Bullgare, i cili ristrukturim la 5 mijë familje pa të ardhura. “Ky i cili dëshiron të fitojë zgjedhjet, duhet të paraqesë alternativa për paga dhe pensione të mira”, ka thënë z. Pllamen Dimitrov, duke i uruar GERB-it sukses në zgjedhjet gjatë majit. Po ashtu shefi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura komentoi se, gjatë fushatës parazgjedhore do të shfrytëzohen mjete jo të pastra kundrejt kundërshtarëve politikë.

Ylli bullgar i snouboard-it Aleksandra Zhekova është e pasta në Olimpiadën e Soçit, shkruan gazeta “Standard”. Shumica e të përditshmeve vendase komentojnë finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it, ku italiania Mikele Majoli e rrëzoi Zhekovën dhe kjo e fundit nuk arriti të zinte një nga vendet e para. “Ylli bullgar garonte mirë dhe të gjithë prisnin që ajo do të zërë vendin e tretë. Mirëpo, 100 metra para finales italiania e rrëzoi atë në kërcimin e fundit dhe Zhekova mbeti pa medaljen e bronztë.” Megjithë finalen dramatike 50 bullgarët e pranishëm në Lojërat Olimpike në Soçi e përshëndetën garuesen bullgare sikur e kishte fituar medaljen. “Edhe duke qenë me plagë në këmbë, Aleksandra Zhekova regjistroi pjesëmarrjen më të mirë të Bullgarisë pas vitit 2006, kur Evgjenia Radanova meritoi medaljen e argjendtë në disiplinën short track në Torino.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lideri i GERB Bojko Borisov

Nisin negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e parë parlamentar

Negociatat për formimin e qeverisë mes GERB-it dhe forcave parlamentare të ftuara nga partia do të zhvillohen ndërmjet 16 dhe 20 dhjetorit. Bisedimet politike do t'i paraprijnë dorëzimit nga presidenti të mandatit të parë në Asamblenë e 51-të Kombëtare për..

botuar më 24-12-16 9.48.PD

Mbi 100 mijë bullgarë do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të ardhshme

Periudha festive në fund të vitit 2024  është mbi 10 ditë - nga 20 dhjetori deri më 2 janar, gjë që inkurajon udhëtimet, thotë Prof. Dr. Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Shumë njerëz do ta shfrytëzojnë mundësinë..

botuar më 24-12-14 1.25.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje minus 1°. Vranësirat në vend do të rriten gjatë ditës nga perëndimi, ndërsa në zonat perëndimore pas mesditës do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë..

botuar më 24-12-13 7.35.MD