Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klubi i Udhëtarit – mundësi për aventura të reja

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Duke pirë çaj në Marok në një kafene në mes të shkretëtirës, flisnim sa mirë do të ishte po të kishte ndonjë vend në Sofje ku të mblidhen aventuristët e ethur për udhëtime”, kujtojnë Margi dhe Sasho. Nisur nga ideja për një vend të veçantë ku udhëtarët rreth e rrotull botës të ndajnë informacione me njëri-tjetrin, Margi dhe Sasho së bashku me mikeshën e tyre Nadja kanë themeluar para një viti e gjysmë Klubin e Udhëtarit. Ky i fundit gjendet  në rrugicën “Viktor Ygo” në qendër të Sofjes.

“Kemi për qëllim të nxisim njerëzit që të bëjnë udhëtime dhe t’i bindim ata se nuk është aspak vështirë – sqaron Margi. – Duam të lindim respektin për malin te njerëzit, po ashtu të japim informacione të plota. Klubi i Udhëtarit disponon një bibliotekë shumë të pasur falë librave nga mbarë bota të cilët na sjellin miqtë tanë. Kur ndonjë kureshtar na bën pyetje për vend ku nuk kemi qenë, ne i caktojmë atij takim me njeri i cili ka udhëtuar për në këtë vend. Kështu shkëmbehen informacionet.”

Logoja e Klubit të Udhëtarit është një gomar. Interieri i hapësirës së brendshme është shumë interesant. Në vend të karrigeve të zakonshme ka thes të mbushur me kashtë. Tavolinat janë të vogla prej druri. Në Klubin e Udhëtarit organizohen aktivitete të ndryshme.

“Prezantojmë kryesisht udhëtimet që kanë bërë miqtë tanë. Ndonjëherë i ftojmë vetë udhëtarët për të rrëfyer për aventurat që kanë përjetuar – thotë Margi. – Bisedat janë tepër interesante. Në klubin mund të mblidhen 34 veta. Pra, hapësira nuk është shumë e madhe dhe atmosfera bëhet intime, pimë nga një gotë çaj ose verë. Ne organizojmë dhe kurse të ndihmës së parë gjatë udhëtimeve. Pothuajse çdo muaj zhvillojmë kurse të tilla. Interesi është i madh. Është me rëndësi të dimë se si reagohet në situata ekstreme, p.sh. çfarë duhet të bëhet kur ka ortek, se si duhet të veprohet në kushte të këqija meteorologjike si gjatë dimrit, ashtu dhe gjatë verës.”

Снимка

Fansat e Klubit të Udhëtarit janë shumë, të moshës së ndryshme dhe me profesione të ndryshme. Ivan dhe Tatjana rrëfejnë për muajin e tyre të mjaltit. Në vazhdim të katër muajve ata kanë bërë udhëtim autostop në Amerikën Latine. Për sa i takon Margit, ajo e ka lënë profesionin e llogaritares për t’u bërë udhërrëfyese në mal dhe trajnuese në ski. Çdo dimër së bashku me Sashon punojnë si instruktorë të skive në Alpet Austriake.

Margi dhe Sasho kanë udhëtuar kryesisht autostop, duke u strehuar në vende të parezervuara paraprakisht. Kanë qenë në Turqi, Gjibraltar, Portugali dhe në Spanjë. Në këto vende të dy të rinj kanë qëndruar edhe me qëllim pune. Po ashtu kanë bërë udhëtim në vendet e Ballkanit, sepse siç pohojnë vetë ata Ballkani ende është një vend i egër që tërheq vëmendje.

Cilat janë vendet në Bullgari që Margi i parapëlqen për turizëm?

“Liqeni Beglika në malet Rodope është një vend të cilin e preferoj. Çdo vit shkoj aty, duke marrë pjesë në kampet verore për fëmijët, të organizuara nga organizata joqeveritare “Bajkaria”. Një vend tjetër i preferuar për mua është maja Maljovica në malin Rila. Aty shkoj për të ushtruar sportin e skive, t’i ngjitem malit ose thjesht për t’u çlodhur, duke më shoqëruar miqtë e mi.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD