Këshilli Konsultativ për Siguri Kombëtare (KKSK) pranë presidentit Rosen Plevnelievi u mblodh në mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të krizës në Ukrainë dhe rreziqet për Bullgarinë që rrjedhin prej saj. Pas afro pesë orëve debatesh Këshilli arriti konsensus të gjerë për pozitën bullgare. Dhe pikërisht Bullgaria nuk njoh referendumin në Krime.
Siç pritej partia nacionaliste “Ataka” nuk e mbështeti qëndrimin e përbashkët. Lideri i saj Volen Siderov doli nga Këshilli dhe deklaroi se kjo është kjo është gabim i madh dhe kundër interesave kombëtare. Pozita e KKSK-së sipas traditës u shpall nga udhëheqësi i shtetit.
“Bullgaria vepron si anëtar i BE-së dhe i NATO-s, duke marrë parasysh interesin e vet kombëtar dhe punon që bashkimi të ketë pozitë unike për sa i përket Ukrainës. Republika e Bullgarisë mbështet sovranitetin, unitetin dhe tërësisë territoriale të Ukrainës. Referendumi i zhvilluar më 16 mars në Republikën autonome të Krimesë është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kushtetutës së Ukrainës dhe Republika e Bullgarisë nuk i njoh rezultatet e tij.”
Në pozitën theksohet akoma se “Bullgaria mbështet nënshkrimin e pjesës politike të Marrëveshjes për Asociim midis BE-së dhe Ukrainës si edhe të pjesës së saj ekonomike pas zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike për president”. Aksenti në të, ndërsa edhe në rekomandimet e KKSK-së është mbi mbrojtjen e pakicës bullgare dhe sigurinë ekonomike dhe energjetike të vendit:
“KKSK-ja insiston që autoritetet ukrainase të respektojnë të drejtat dhe liritë e të gjitha shtetasve përfshi edhe të personave që janë nga komunitete të ndryshme etnike dhe fetare ndër të cilët ka afro 300 mijë nga komuniteti bullgar. KKSK-ja mendon se diversifikimi i furnizimeve me gaz, shpejtimi i ndërtimit të lidhjeve interkonektore me vendet fqinje dhe përpunimi i burimeve të gazit në shelfin e Detit të Zi në afate shumë të shkurtra janë prioriteti kryesor kombëtar.”
Në mbledhjen janë diskutuar edhe rreziqet eventuale ekonomike për Bullgarinë, që ishin komentuar nga politikanët pas mbarimit të mbledhjes. Sipas fjalëve të kryeministrit Plamen Oresharski në këtë etapë nuk është i madh probabiliteti për sanksione të gjëra kundër Rusisë. Për sa i përket mbështetjes së tyre nga Bullgaria ai ishte kategorik: “Ne do të marrim pjesë në formimin e pozitës evropiane, siç e kemi bërë edhe deri tani. Doni të them “po” ose “jo”, por shpesh në jetë përgjigjet janë midis “po” dhe “jo”. Pra do të formojmë pozitën evropiane përmes debateve në BE si vend anëtar dhe së bashku me vendet tjera që kanë pozita të ngjashme me pozitën tonë.”
Për Bullgarinë dëmet nga sanksione eventuale ekonomike kundër Rusisë do të jenë shumë të mëdha. Sepse për interkonektorë, për furnizime alternative të gazit mund të flasim mezi pas 5 – 10 viteve në rastin më të mirë, mendon lideri i partisë politike GERB Bojko Borisov. “Ne jemi kundër sanksioneve gjysmake. Sanksione të tilla janë në dëm të Bullgarisë, sepse veprojnë shumë kohë. Prandaj më mirë është që të mos ketë sanksione. Qeveria të realizojë vendimet e marra prej saj gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e Evropës. Dhe të përpiqemi që të jemi ndërmjetës për zgjidhjen sa më të shpjete të kësaj krize. Në energjetikën rreziqet janë më të mëdha, pastaj janë ato në turizmin dhe jo vetëm për sa u përket të ardhurave në turizëm. Sepse anije amerikane, ruse dhe anije luftarake po kryqëzojnë në det. Dhe kur i shoh turisti a do të jetë i qetë? Kështu që tërë rajoni është në situatë të rëndë.”
Përpjesëtimi i pasojave të drejtë për të drejta dhe të tërthorta ekonomike për Bullgarinë në rast sanksionesh ekonomike kundër Rusisë sipas variantit më optimistik lëvizet midis 1 deri 6.5% për vit prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit vuri në dukje deputeti i PSB Janaki Stoilov dhe theksoi: “Kryesorja është që të mos nevojitet që këto masa të provohen nga shtetasit bullgarë. Ato mund të kenë një shprehje në plan tregtar dhe ekonomik dhe një tjetër nëse shoqërohen me masa përkatëse sanksionimi. Shkëmbimi i mallrave dhe aq më tepër furnizimet energjetike zënë pjesë më të madhe në marrëdhëniet e Bullgarisë me Rusinë.
Edhe pse institucionet bullgare deri para pak kohe ishin në pozita të kundërta mbi kazusin “Krime” edhe ata edhe partitë parlamentare arritën konsensus me përjashtim të partisë nacionaliste “Ataka”.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..