Më 22 dhe 23 mars kryeqyteti bullgar priti më se 500 sportistë të taekwondos nga mbarë bota. Në sallën “Festivalna” u mbajt edicioni i parë i Kampionatit Ndërkombëtar “Sofia Open”.
Organizator kryesor i këtij aktiviteti sportiv ishte z. Dhimitër Mihajllov nga Federata Bullgare e Taekwondos. “Për herë të parë në Bullgari zhvillohet një garë e taekwondos me përmasa aq të mëdha”, tha ai për shtypin vendas. Vetëm sportistët bullgarë numëronin 500 veta – fëmijë, femra e meshkuj të kategorive të ndryshme. Në ndeshjet morën pjesë më se 120 ekipe të taekwondos nga 16 vende të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga 15 sportistë. Një nga shoqëruesit e tyre ishte Xhevahir Hysa, trajner i ekipit Studenti në Tiranë.
I pyetur çfarë vend zë taekwondoja ndër sportet e tjera në Shqipëri, Julian Caca, kryetar i Shoqatës Sportive Tae Kwon Do “ORTEK” dhe trajner i ekipit, u përgjigj kështu: “Në qoftë se flasim për sportet që përfshijnë të gjitha sportet e artet marciale, atëherë gjithmonë taekwondoja renditet në vend të parë. Po gjithashtu mund të them se taekwondoja në Shqipëri është sporti që ka më shumë mbarësitet, le të themi mund të renditemi mbas futbollit.”
Ditën e dytë të ndeshjeve garuan Elvis Gjana, Sadik Tusha, Klaris Bresa, Orges Skana dhe Visar Pitushi. Ky i fundit është 24 vjeç, instruktor i taekwondos ekipit “Apolonia” në qytetin e Fierit, pjesëtar i skuadrës kombëtare. “Këtu janë më të mirët nga e gjithë Evropa, sidomos kategoria që jam unë – minus 68, dhe aty janë mbledhur konkurrentët që janë pretendentë për medalje në rangun botëror, në rangun evropian dhe gjithashtu në atë rangun olimpik të taekwondos”, tha ai natën para ndeshjeve ditës së dytë.
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..