Më 30 mars i lëvizëm akrepat e orës një orë përpara. Nuk na mjafton lodhja pranverore ja tani edhe ndërrim i orës. Fjetje e vështirës, ngritja e vështirë nga gjymi, kjo është një vjedhje e reglamentuar e gjymit. Por kush na pyet neve a duam ose jo të biem në mospërputhje të ritmit të organizimit tonë me orën. Të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë janë mjaft kuptimplota. Afro 45% prej njerëzve në Evropë, përfshi edhe në Bullgari, vuajnë nga pagjumësia. Pjesa e madhe e mjekëve pohojnë se ndërrimi i akrepave të orës provokon shumë prej sëmundjeve kronike. Është provuar se mungesa e gjymit ngadalëson metabolizmin dhe provokon gjendje depresioni, Të mos flasim se reflekton edhe mbi kujtesën. Sipas statistikës së zezë rreth ndërrimit të orës në 70 vende (prej gjithsejtë 185vendeve) telefonatat për ndihmë urgjente po rriten me 12%. Infarktet por rriten me 75%, ndërsa vetëvrasjet me 66%. Ia vlen që të mendojmë, a po jo? Pse vende si Kina, India, Japonia dhe tashmë edhe Rusia e anuluan ndërrimin e akrepave. Për shkakun e thjeshtë se kjo nuk i sjellë dobi të mëdha ekonomisë. Sa i përket Bullgarisë e gjithë kjo bëhet për kursim të 6 orëve energji elektrike për ndriçim. Ndërsa kjo bën 54 qindarka për frymë të popullsisë për një vit. Një kursim gjoja i madh! Dhe për shkak të solidaritetit evropian po e aplikojnë orën verore. Dhe sa do që të na këshillojnë specialistët të biem herët në gjym, të bëjmë gjimnastikë do të na nevojiten dy tre javë së të mësohemi dhe pastaj mund të bëjmë shëtitje të gjata në park dhe të kemi më shumë kohë për njerëzit e dashur.
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..