Kur të bëhet fjalë për regjisorin Xheki Stoev gjithmonë mund të pritet diçka interesante, qesharake dhe origjinale. Në filmin e tij të ri “Bukë dhe Cirqe” bashkë me skenaristin Hristo Iliev – Çarli dhe regjisorin e zërit Xhoni Penkov, Xheki Stoev na çon në një mëhallë rome në qytetin e Kjustendillit. Protagonisti i filmit dhe udhërrëfyesi si të thuash në lagjen e romëve është Bojan Istaljanov, i cili është rritur atje.
Bobi është një njeri me iniciativë. Ka qenë DJ. Na thotë se edhe sot ka interes për këtë punë. Përveç kësaj është krijuesi i televizionit të parë kabllor rom dhe çdo mëngjes e furnizon mëhallën me bukë. Kështu lindi dhe titulli i filmit “Bukë dhe Cirqe”, një frazë e famshme e satirikut të njohur romak Juvenal. Çfarë temash trajtohen në këtë televizion?
“Shumica e çështjeve të mprehta rome, kjo për të cilën tregon interes tërë mëhalla – thotë në një intervistë të dhënë për Radio Bullgarinë Bojan. – Në një mëhallë të tillë të madhe ka se çfarë të xhirohet. Ju e keni parë edhe në film se sa shumë ngjarje ka. Vazhdimisht flitet se romët vjedhin, se nuk e paguajnë ujin për shembull. Në fakt 90 për qind e këtij informacioni është gënjeshtër. Ne transmetojmë ngjarje, të cilat i informojnë njerëzit dhe në të njëjtën kohë i dëfrejnë. Për shembull muzikë rome, ndonjë dasmë rome, disa konkurse si “Miss Vazja Rome”, “Miss Pranvera” etj. Kemi dhe programe arsimore. Kjo shihet gjithashtu në film – që në moshën e hershme, që në klasën e parë shkollore i ftojmë fëmijët për të shkuar me dëshirë në shkollë. Komunikojmë edhe me më të mëdhenjtë, të cilët kanë mbaruar klasën e tetë, i orientojmë se ku ta vazhdojnë arsimin e tyre të mesëm, që të mos mbeten analfabetë, sepse arsimi është gjëja më e rëndësishme për një njeri. “
Në mëhallën rome të Kjustendillit, sipas fjalëve të Bobit, banojnë rreth 12 mijë veta. Shumë prej tyre shkojnë rregullisht në kishë, janë adventistë. Ja se çfarë tha për Radio Bullgarinë regjisori i filmit Xheki Stoev: “Vizitat e tyre në kishë, besimi i tyre ndaj Zotit i bën këta njerëz më të ndryshëm, me një qëndrim më të ndryshëm ndaj jetës. Në të njëjtën kohë Kisha Ortodokse Bullgare, e cila për ne duhet të jetë si nënë si të thuash, nuk bën asgjë. Deri tani atje nuk ka hyrë asnjë prift që të ndihmojë.”
Ndër heronjtë e filmit ka një vajzë të bukur rome, me flokë të verdha, e cila është kuzhiniere në Britaninë e Madhe dhe ka ndjenjë shumë të këndshme humori. “Te ne në qoftë se dikush dëgjon muzikë, fqinji i tij fillon së kërcyeri, te ju fqinji e thërret policinë” – tha ajo para ekipit tonë. Një i ri, i adoptuar në moshën tre vjeçe nga një familje amerikane, çdo vit kthehet te të afërmit në mëhallë, pas vdekjes së adoptuesve të tij.
“Siç thotë Xhoni, është më interesante për t’u xhiruar në një mëhalle rome, sesa në një ministri për shembull – vazhdon tregimin e vet regjisori Xheki Stoev. – Në ministri është shumë e mërzitshme në dallim të mëhallës së romëve. Në këtë mëhallë kishte dy kisha dhe dy persona shpirtërorë: njëri – udhëheqës shpirtëror i të rinjve, kurse tjetri – i më të moshuarve. Nga ana tjetër, duke folur për mëhallën e romëve nuk duhet të përfytyroni, si zakonisht, një geto me shtëpi të vjetra dhe pa ujë. Shumica e shtëpive në këtë mëhallë janë të zakonshme, me mobilie komode dhe oborre të mirëmbajtura. Kuptohet, në çdo një mëhallë rome ka edhe geto, ku janë më të varfrit...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..