Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavarësia profesionale e mjekut bullgar është e rrezikuar

Foto: arkiv

Mjekët bullgar dalin në një miting simbolik për 1 orë përpara spitaleve në shenjë të solidaritetit me kolegët e vet nga Bashkimi Evropian, në Ditën e protestës të mjekëve evropian. Kërkesat bazë të medikëve janë për sigurimin e mjeteve për garantimin e një shëndetësie me cilësi për të gjithë qytetarët evropian, ndërprerjen e reprezaljeve mbi mjekët, një pagim të denjë, kushte të mira për punë dhe ndërprerjen e korrupsionit.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë zëvendës kryetari i bashkimit të mjekëve Bullgar doktor Julian Jordanov nënvizoi se, veprimet e protestës të mjekëve kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen mbi problemet e dhimbshme në shëndetësinë bullgare, lidhur me deficitin financiar:

“Ai është permanent, prej rreth 6-7 vjetëve. Kur qe votuar buxheti i Arkës Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor për vitin 2014 thamë se ai, do të shkaktojë një deficit serioz. Një spital, gjatë mungesës së një resursi financiar do të kufizohet në pranimin e të sëmurëve deri në minimum. Ne duam një shëndetësi evropiane, kurse paratë për shëndet të një njeriu nga popullsia në Bullgari janë nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian, të mos të flasim për përqindjet nga Produkti i Brendshëm Bruto. Nuk mund të kërkojmë me pak para të bëjmë një shëndetësi me cilësi. Që të kemi një të tillë, financimi duhet të jetë si në vendet e tjera evropiane. Deri tani gjërat qëndrojnë pikërisht në sajë të mjekëve dhe të specialistëve mjekësor, të cilët punojnë në sistem. Ata janë më të cenuar nga ky mos financim deri në fund, krahas me pacientët.”

Për shkak të mungesës së mjedisit optimal të punës dhe mos-financimit kronik të sistemit, mjekët janë të detyruar të ikin nga vendi i vet të punës në kërkim të kushteve më të mira. Ky është një nga shkaqet që mjekët tanë të realizohen në vende të tjera evropiane dhe bile dhe përtej oqeanit. Vjet, Bashkimi i Mjekëve Bullgarë bëri një anketë për shkaqet, për shkak të të cilëve mjekët ikin nga vendi. Cilat janë ato dëgjojmë doktorin Jordanov:

“Doli se, shkaqet bazë janë tre. I pari është i lidhur me specializimin dhe zhvillimin e karrierës, pothuajse në të njëjtën përqindje është dhe pagimi dhe në fund pasiguria në shëndetësinë bullgare. Del se, mosha mesatare e mjekëve në Bullgari është rreth dhe mbi 50-55 vjet. Rreth 20% prej tyre janë në një moshë pensioni. Mjekë midis 35 dhe 45 vjetëve mungojnë, kurse këta deri më 35 vjet janë mezi 25%. Në praktikë, pas rreth 10 vjetëve do të ketë një deficit të mjekëve në Bullgari. Në qoftë se migracioni forcohet pamja bëhet edhe më drastike. Prandaj nuk duhet të mbyllim sytë përpara këtij problemi dhe sa më shpejtë marrim masa si vendet evropiane, të cilët marrin specialistë nga jashtë, përfshi dhe nga Bullgaria nuk do të arrihet deri aty. Prapë së prapi shpresoj se dhe shoqëria dhe drejtuesit do ti japin llogari vetes për problemin në rritje dhe do të marrin masa në kohë. Bile jemi vonuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD