Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 maji – Festa e “shenjave, që flasin” për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e një populli

БНР Новини
Foto: BGNES

“Për shpëtimin e veprës së shenjtorëve Kirill dhe Metodij Bullgaria ka merituar mirënjohjen dhe respektin jo vetëm të popujve sllavë, por të mbarë botës.” Këto janë fjalë të linguistit të njohur dhe specialistit të gjuhës bullgare – profesori francez Rozhe Bernar.

Sot, dymbëdhjetë shekuj pas veprës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, ne vazhdojmë të shënojmë ditën e “shenjave, që flasin”, siç është përkthimi i alfabetit glagolik. Në qoftë se kthehemi prapa në të kaluarën – gjithçka filloi në vitin 863. Atëherë Kirill dhe vëllai i tij Metodij u dërguan nga perandori bizantin Mihaill II me kërkesë të princit të Moravisë së Madhe  Rostisllav për t’i kthyer sllavët perëndimorë në fenë e krishterë dhe të organizojnë shërbimet fetare edhe në gjuhën sllave përveç në gjuhët e njohura deri tani – hebraishtja, greqishtja dhe latinishtja. Në vitin 885 papa Stefan VI ndaloi meshat në gjuhën sllave dhe gjatë vitit 886 nxënësit e Kirilit dhe Metodit u detyruan për të ikur në Bullgari, ku vepra e tyre u lulëzua. U themeluan dy shkolla letrare – ajo e Pliskës dhe Presllavit dhe ajo e Ohrit, në të cilat përgatiteshin priftërinj, përktheheshin tekste kishtare, krijoheshin vepra origjinale. Kështu Bullgaria u shndërrua në një djep të shkrimit dhe letërsisë sllave.

Çdo vit më 24 maj – festa e shkrimit sllav dhe e iluminizmit dhe kulturës bullgare, këto fakte dhe ngjarje historike marrin një kuptim emocional dhe patriotik për çdo një bullgar. Në forcën e bashkuar të alfabetit dhe kulturës sonë është e bindur edhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodi” – profesoresha Borjana Hristova: “Prandaj më duket se ardhja e qindra dhe mijëra njerëzve më 24 maj këtu, para Bibliotekës Kombëtare, që të vënë lule para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi dhe pas kësaj të vizitojnë ekspozitat, është shprehje e faktit se nderi i dy vëllezërve dhe rëndësia e veprës së tyre është thellë në rrënjat e kujtesës sonë kombëtare. Unë po ndjek se si është shënuar nderi i dy vëllezërve gjatë shekujve të kaluar, edhe gjatë Mesjetës, edhe gjatë Rilindjes. Pas pushtimit osman festimi zyrtar i veprës së tyre u rimëkëmb në vitin 1852, kur u shndërrua në një festë të vërtetë. Pas çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878 24 maji u bë një prej festave më të mëdha kombëtare.

Gjatë Rilindjes stërgjyshërit tanë zgjodhën pikërisht këta shenjtorë për të paraqitur Bullgarinë dhe bullgarët para botës, megjithëse jo pak popuj të tjerë kanë kërkuar që simbolet e tyre të jenë pikërisht vëllezërit Kirill dhe Metodij. Në fakt stërgjyshërit tanë kanë luftuar si të thuash që dy vëllezërit e shenjtë të jenë simbolet e tyre dhe ne duhet të krenohemi për këtë. Nuk ka figura të tjera nga e kaluara e largët të cilët të bashkojnë një popull në një mënyrë të tillë.”

Prof. Borjana Hristova është drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare tashmë 16 vite me radhë. Ajo është bijë e profesoreshës së njohur Rozalina Novaçkova, e cila është autore e një sërë manualesh në gjuhën dhe letërsinë bullgare. Sipas prof. Hristovës biblioteka nuk është thjeshtë një depo librash, ajo është mënyrë jetese. Biblioteka është një hapësirë, e cila e ndihmon njeriun për ta takuar vetveten – thotë ajo. Prof. Hristova shpreson që të ndërtohet së shpejti edhe pjesa e dytë e Bibliotekës Kombëtare prapa godinës së tanishme, sepse për mendimin e saj pikërisht biblioteka, e cila mban emrin e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi, është një prej fytyrave të bukura të Bullgarisë para botës.

“Ne duhet të dimë, se vepra e madhe e dy vëllezërve, sidomos e Shën Kiril Filozofit, është jo vetëm krijimi i alfabetit glagolik. Akoma më tepër se ky alfabet u zëvendësua shumë shpejt me atë cirilik, të krijuar nga Klementi i Ohrit në fund të shekullit të nëntë, alfabet ky që sipas specialistëve është krijuar pikërisht në kryeqytetin bullgar Presllav. Është me rëndësi të madhe se dy vëllezërit kanë kontribuuar për krijimin e një gjuhe shumë të pasur letrare, në të cilën mund të shpreheshin të gjitha konceptet filozofike të Gjuhës së Zotit. Duhet të përmendim se pak pas pranimit të krishterimit në Bullgari dhe ardhjes së nxënësve më të mirë të vëllezërve, këtu u krijua një letërsi e një stili shumë të lartë dhe kjo letërsi e vjetër bullgare u bë shembulli për letërsitë e tjera të Mesjetës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD
Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD