Që nga fillimi i muajit qershor shpella Ledenika kthehet në një qendër prijëse turistike me atraksione të shumta për të mëdhenj e të vegjël. Kjo është një nga shpellat më të vjetra, të përdorura nga njerëzit në territorin e Bullgarisë. Ka dëshmi se, akoma përpara katër shekujve barinjtë e kanë përdorur si një vend të freskët për ruajtjen e ushqimeve, që të mund të ruajnë qumështin e kopeve të veta. Shpella, e vendosur në Ballkanin e Vracës është kureshtare me 10 sallat e veta, të vendosura njëra pas tjetrës mbi 320 metra gjatësi. Është e njohur me format e veta interesante karstike, të krijuara nga natyra në vazhdim të mijëra vjetëve.
Emri i saj vjen nga “Paradhoma”, salla e parë në shpellë, ku ngrihet një kolonë e madhe e akullt, e rrethuar prej formimeve të akullta. Ledenika (në bullg. led – akull) është përshtatur për turistë akoma gjatë vitit 1961, kurse që atëherë e deri më sot është kureshtja natyrore më e vizituar në rajonin e Ballkanit të Vracës. Shpella dhe hapësira rreth saj janë në rrugë të kthehen në një qendër të madhe atraksioni me, të pajisur me teknologji të lartë dhe të shtrenjtë. Kjo bëhet e mundur pas kryerjes së një projekti ambicioz të Bashkisë Vraca me pjesëmarrjen e ekologëve nga Parku Natyror “Ballkani i Vracës”.
“Me shumë gjëra do t’i befasojmë turistët, të cilët kanë ardhur të rizbulojnë shpellën gjatë kësaj vere – thotë Olja Genova, pjesëmarrëse në ekip, përfaqësuese e projektit për shpellën e qytetit Vraca. – Tanimë ka një amfiteatër të ndërtuar të madh dhe një qendër të madhe informative, kurse së shpejti do të tregohen dhe 5D filma në galeritë e vet shpellës. Në këtë mënyrë vizitori do të zhytet në film, do të ketë lëvizje të sedijes, do të na lag shiu, do të bjerë dëborë. Çdo gjë është gati dhe që nga fillimi i qershorit fillojnë xhirime të tilla. Rreth shpellës ka një kopsht të ndërtuar prej litarëve, një mur për ngjitje shkëmbore, amfiteatër, në të cilin do të zhvillohen shfaqje për vizitorët nga brezat e ndryshme. Në vet galeritë do të tregojmë një shou me drita. Qëllimi ynë është kthimi i shpellës Ledenika në një atraksion të ri turistik, me anën e të cilit të mund të tërhiqen akoma turistë dhe të mbeten të paktën për një ditë më shumë në territorin e qytetit tonë. E gjithë pajisja kushton rreth 2 milionë euro. Është menduar dhe për ruajtjen dhe e biolarmisë brenda në vet shpellën. Që të mos shkelet qetësia e banuesve të shpellës – lakuriqtë e natës dhe insektet, kemi vendosur atraksionet vetëm rreth hyrjes së Ledenikës. Me këtë shpresojmë po kështu të mund të parandalojmë shëtitjet e rrëmujshme të turistëve nëpër galeritë e shpellës. Ne synuam se atraksionet të kenë një drejtim ekologjik dhe sportiv. Përveç kopshtit prej litari dhe murit për ngjitje sportive, në afërsi të hyrjes së Ledenikës jemi kujdesur të ketë dy rrugica ekologjike. Njërën e kemi quajtur “Karst dhe larmi biologjike”, kurse tjetra është “Ngjitje e maleve për fillestar”. Bile vet rruga drejt shpellës, duhet të sjellë një përjetim të këndshëm dhe të zbulojë një pamje piktoreske drejt Ballkanit të Vracës. Duam të zgjojmë kureshtjen e vizituesve dhe t’i orientojmë, se çfarë bukurish fsheh natyra e vendit tonë. Prandaj përreth vumë tabela informative, ku njoftojmë për parqet e tjera natyrore, më pak të njohura për turistët. Për vizituesit kureshtar kemi vënë tabela informative me klasifikim të shpellave në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..