Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Intuitat e piktorit bullgar Deçko Uzunov

БНР Новини

Përvjetori i 115-të i lindjes së piktorit të madh bullgar akademik Deçko Uzunov shënohet me një ekspozitë në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Veprat, që prezantohen nga 6 deri më 25 qershor, janë pronë të Muzeut Galeri me emrin e tij. Fondi i kësaj galerie është jashtëzakonisht i pasur – më se 13 mijë janë veprat e dhuruara të Bashkisë së Kryeqytetit nga pasardhësit e piktorit. Kjo galeri u rregullua në atelienë e piktorit që ndodhet prapa shtëpisë së tij. Në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha e saj Borjana Pavllova rrëfen, se “Ëndrra ime është që të prezantohet të paktën gjysma e kësaj që disponon galeria.” Më se 200 janë veprat e pikturuara me bojëra të vajit, kompozimet monumentale, akuarelet, vizatimet...

Снимка“Prezantojmë ato vepra të piktorit, të cilat bashkohen nën emrin “Intuita” – shpjegon zonja Borjana Pallova. – Duke shikuar veprat e krijuesi Deçko Uzunov zbuluam, se ka vizatime dhe akuarele, në të cilët ai sikur hedh një vështrim në të ardhmen. Ai ka shikuar si Planeti ngrohet dhe çfarë probleme do të rrjedhin nga mosrespektimi i njeriut ndaj natyrës. Ndër vizatimet ka astronautë, figura, që fluturojnë në Kozmos, engjëj... Ka të ngjarë, se ai ka profetizuar disa nga ngjarjet e ardhshme. Kështu u zgjodhën veprat për këtë ekspozitë. Ka një autoportret me dy shenjtor. Nga njëra anë e piktorit është Shën Gjergji i cili e vret kuçedrën, ndërsa nga ana tjetër Shën Dhimitëri, i cili vret të pafenë pabesin. Ndërsa vet ai vazhdon të pikturojë me shpresën, se do të shpëtojë botën me krijimtarinë.”

СнимкаNdër tablotë lexohen edhe disa tekste të piktorit, i cili gjatë jetës së tij të gjatë grumbulloi shumë urtësi. Në njërin prej tyre lexojmë: “Vërtet do të vdesë në një çast gjithçka krijuar, që nga e kaluara më e lashtë e deri më sot? Planeti kërkon hakmarrjen, ne thithëm nga gjinjtë e tij lëndët jetikë. Shpërthimet dhe njerëzit lakmues asgjësuan qetësinë e përjetshme dhe bilancin – që nga lava e zjarrtë deri te dallgët e qeta të oqeaneve. Ajri u bë mbytës dhe helmues... Planeti nuk është më shtëpia jonë – nisëm te Kozmosi...”

Lindur në fundin e shekullit XIX Deçko Uzunovi kaloi një rrugë të gjatë dhe të lumtur në artin figurativ. Ai mësoi në Akademinë e Mënikut, por u diplomua në Akademinë e Arteve Figurative në Sofje. Mezi 37 vjeçar u bë profesor. Gjatë viteve ai ishte rektor i Akademisë, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative, kryetar i Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Ka rregulluar një sërë ekspozitash me vete në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Në vitin 1976 u zgjodh kryetar i Asociacionit Ndërkombëtar të Arteve Plastike (AIAP) pranë UNESKO-së. Ishte anëtar nderi i Akademisë Meksikane dhe asaj Ruse të Arteve Figurative. Në vitin 1999, pra 13 vjet pas vdekjes, u shpall “Personalitet botëror” të vitit nga UNESKO-ja. Shkak u bë përvjetori i 100-të i lindjes së tij. Më se 120 ekspozita me vepra të tij tashmë ka organizuar Galeria Muze “Deçko Uzunov”, që pas krijimit. Një nga ekspozitat e fundit u rregullua në Shtëpinë e Evropës në Sofje. Gjatë Natës së Muzeve, më se 5 mijë veta e vizituan. Ekspozita e tanishme është në përkrahje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës të vitit 2019.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD