Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stuhi ose rreze dielli për turizmin bullgar gjatë kësaj vere?

БНР Новини

A janë të arsyeshme frikësimet e degës tonë turistike për zbaticë nga ana e turistëve rusë dhe ukrainas gjatë kësaj vere për shkak të ngjarjeve në gadishullin e Krimesë? Ose do të ripohohen prognozat e kthjellëta të qeverisë për një interes të forcuar nga ana e Rusisë dhe të Ukrainës ndaj vendpushimeve bullgare?

СнимкаNjë tërheqje shqetësuese nga tregjet në fjalë llogaritën operatorët turistikë në prag të stinës 2014. Sipas tyre shpjegimi është në paketat më të shtrenjta pushimore për turistët rusë dhe ukrainas për shkak të valutës së tyre të zhvleftësuar si pasojë të ngjarjeve në Krime. Si një shkak tjetër, jo më pak me bazë, vihet në dukje pakësimi i menjëhershëm i transporteve me autobusë nga Ukraina dhe Rusia drejt bregut bullgar të Detit të Zi. Është e ditur se, një pjesë nga këto vija të autobusit kalojnë përmes zonave të trazuara, kurse me to, për kampet detare udhëtojnë kryesisht nxënës. Siç e dimë Rusia dhe Ukraina janë tregje prijëse për turizmin bullgar dhe në zbaticë eventuale prej tyre do të ndikojë seriozisht mbi degë. Sipas të dhënave, të nxjerra në mediat bullgare, pikërisht kjo rastis në prag të stinës verore. Operatorët turistikë vendas alarmojnë për vonim të rezervimeve nga Ukraina dhe Rusia, por pa sqaruar zyrtarisht se për çfarë ulje bëhet fjalë. Jozyrtarisht flitet për 10-12% pakësim të turistëve nga këto tregje.

СнимкаGjendja me turizmin e fëmijëve dhe të nxënësve është edhe më shqetësuese. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të dhëna konkrete. Në të njëjtën kohë nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës vijnë prognoza për një stinë të suksesshme dhe një interes të forcuar nga Ukraina dhe Rusia. Shkaku është befasia nga Ambasada Bullgare në Moskë dhe viza e 100-mijëshe për këtë vit të Oksana Shishkinës – 2 vjeçe. Nga dikasteri nënvizuan akoma se, turizmi bullgar po ecën me vollume të plota dhe se që nga muaji janar deri në muajin prill 2014 vendi ynë u vizitua prej rreth 1 milionë e 133 mijë turistë, që është rritje me 4,1% kundrejt vitit 2013.

“Bullgaria ruan dy tendenca shumë të rëndësishme. Fillimisht – një rritje në pothuajse të gjitha tregjet kyçe dhe së dyti – një diversifikim i madh – tha Branimir Botev, zëvendësministër i ekonomisë dhe i energjetikës. – Kështu që ne, nuk jemi të lidhur me një treg tek i cili, në qoftë se del ndonjë problem, kjo të vështirësojë degën. Si shembull do të tregoj tregjet evropianoperëndimore dhe evropianoqendrore – rritja aty lëviz midis 4 dhe 11%. Kurse kjo do të thotë se, përkatësia çmim-cilësi në këtë moment është konkurruese për Bullgarinë.”

СнимкаShpresat janë se një zbaticë eventuale nga Rusia dhe Ukraina do të kompensohet me një turmë turistike, që vjen nga shtetet e tjera. Kurse për ndryshe lajmi i mirë në degë është hapja përpara ditëve të numëruara të vijës së rregullt ajrore Varna-Stamboll. Deri në këtë moment avionët e vijave turke, fluturonin vetëm deri në Sofje. Përmes vijës së re të rregullt ndërtohet një farë ure ndërkombëtare, e cila do të kontribuojë për vëllimin e turizmit tonë ose të paktën kështu shpresojnë nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Fluturimet do të zhvillohen katër herë në javë, ku bileta vajtje-ardhje kushton mezi 79 euro. Midis të tjerave, Aeroporti i Stambollit është diçka “si një pikë regjionale shpërndarëse” drejt Evropës Lindore dhe Lindjes së Mesme. Kështu që në një moment të caktuar qyteti Varna mund të kthehet në një pikë direkte për fluturime nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore. “Për ne ky është një treg potencial prej mbi 15 milionë miqve të huaj”, prognozon zëvendësministri Botev.

Por derisa presim fluksin 15 milionësh të na “pushtojë”, po vazhdojmë të mendojmë sesi do të ndikojë mbi degën konflikti në Ukrainë dhe për më tepër sesi turizmi bullgar do të reagojë ndaj mjedisit të paparashikueshëm ekonomik në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare te ne.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nga shtëpitë malore më të njohura - "Maljovica" mbushi 90 vjeç!

E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..

botuar më 24-09-02 4.08.MD

Primorsko e mbyll sezonin me një rritje prej 30% të turistëve

Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..

botuar më 24-09-01 8.05.PD

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD