Filozof dhe mësues janë dy fjalë, të cilat përshkruajnë më saktë Ivan Gospodinovin. Buri i ri ka mbaruar filozofi dhe shkenca sociale në Lajpcig të Gjermanisë. Megjithatë u kthye në Bullgari, sepse është i bindur, se gjërat, që mund të bëjë këtu do të jenë me vlerë më të madhe, se sa në atdheun e Gjotes. Dëshira e tij është të punojë në fushën e filozofisë së arsimit. Si një hap në këtë drejtim do të jetë puna e tij si mësues i programit “Së bashku në klasë”. Akoma nuk di ku do jetë mësues të gjuhës gjermane dhe të filozofisë, por preferon që ky të jetë ndonjë qytet më i vogël.
“Nëse do të jem në ndonjë vendbanim më të vogël, atëherë kontributi im do të jetë më i madh sesa në qytetin e madh – shpjegon arsyetimet e tij Ivani. – Një nga qëllimet e programit është të garantojë një arsim cilësor në ato rajone, ku ai mungon. Kështu do t’u ndihmojë fëmijëve, për të cilët parashikimet nuk janë aq të mira. Bëhet fjalë për ata fëmijë, për të cilët vet të afërmit nuk kanë përfytyrim sesi mund të zhvillohen në një fushë më të gjerë, sesa spektri i profesioneve, që ofron një qytet i vogël. Kur nisa, që të mësoj filozofi në Gjermani, tepër vështirë iu shpjegova të afërmit në qytetin Haskovo, çfarë do të thotë kjo dhe me çfarë qëllim do ta bëjë këtë. Nga ana tjetër, kam dëshirë, që për një kohë të jetoj në një vendbanim më të qetë.”
Që prej tri vitesh Ivani është përfaqësues për Bullgarinë i projektit shifror arsimor me përmasa më të mëdha në botë “Khan Academy”. Qëllimi i tij është që ta përkthejë atë në gjuhën bullgare, kështu që edhe nxënësit bullgarë të përfitojnë prej tij. Deri tashti në përkthim u përfshin më se 350 vullnetarë, kryesisht të rinj, që interesohen për teknologjitë moderne ose prindër, që dëshirojnë t’u sigurojnë një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre. Sajti tashmë punon në spanjishten, portugalishten, frëngjishten dhe turqishten. Shpresa e Ivanit është, që së shpejti të shfrytëzohet edhe në bullgarishten. Në të ka video leksione dhe problema të matematikës dhe shkencave natyrore, kurse përgatitore për shkollat e lata. Që prej disa javëve ka mësime të hartuara në partneritet me NASA-në. Lidhur me këtë Ivani shpjegon:
“Në erën e Internetit mund të bëjmë shumë gjëra nga distanca. “Khan Academy” është një projekt pikërisht i tillë. Nëpërmjet internetit siguron arsim cilësor në rajone, ku mund të mungojnë edhe mësues. Ky është sajti më i madh i arsimimit në botë. Në të përmbahen 6 500 mësime video dhe 100 000 ushtrime pranë tyre. Krahas kësaj ka edhe një softuerë arsimor për punë me klasën ose me nxënësin e veçantë. Është mirë, se programi e bënë arsimin sipas mundësive të nxënësit. “Khan Academy” zgjedh ushtrimet dhe problemat posaçërisht për nxënësin përkatës mbi bazë të arritjeve të tij të deritanishme. Ky projekt ndoshta është modeli më i mirë për shfrytëzimin e teknologjive të reja në fushën e arsimit. Në të njëjtën kohë ai është falas dhe është shumë i përshtatshëm për vendbanimet e vogla ose për institucionet, ku mungon arsimi cilësor, për shembull burgjet dhe jetimoret.”
Sajti është i aplikueshëm për çdo kompjuter. Në të mund të krijojnë profile si mësuesit dhe nxënësit, ashtu edhe prindërit. Një softuer special i siguron pedagogut tërë informacionin e domosdoshëm për klasën dhe për çdo nxënës nën formën e grafikëve dhe statistikës. Qëllimi i platformës arsimore është të jetë në ndihmë të arsimit tradicional. “Khan Academy” mund të ndihmojë gërshetimin e përgatitjes shtëpiake me leksione dhe ushtrime, me realizimin e projekteve, me formimin e aftësive për punë në ekip dhe me përvetësimin e kompetencave sociale.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi..