Gjahtarët bullgarë shënuar 130 vjetorin e themelimit të shoqatës së parë të gjahut në vendin tonë në vitin 1884. Kjo ka ndodhur në qytetin Veliko Tërnovo ku dashamirësit e gjahut kanë kuptuar se është e nevojshme që t’i bashkojnë përpjekjet e tyre për ruajtjen e natyrës dhe të gjahut. Përvjetori u shënua me një program të pasur i cili vazhdoi me tubim në vendin piktoresk pranë manastirin “Shën Nikolla-Çudibërësi” në fshatin Nikolaevo në rrethin e Veliko Tërnovos. Në festën morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatës Kombëtare të Gjahtarëve dhe Peshkatarëve, anëtar i së cilës është edhe shoqata e gjahtarëve “Skifter viti 1884 Veliko Tërnovo” Sipas shembullit të saj janë themeluar shoqata të gjahut në po thuaj të gjitha qytetet e mëdha. Sot kjo organizatë është afirmuar si shoqata më e madhe e mbrojtjes së natyrës në të cilin anëtarësojnë 127 mijë veta nga mbarë vendi.
“Gjatë këtyre viteve është bërë shumë nga gjahtarët në Bullgari, edhe pse kjo në një farë mënyrë nënvlerësohet nga shoqëria – thekson Vasil Vasilevi kryesekretar i Bashkimit të Gjahtarëve dhe Peshkatarëve në Bullgari. Ndoshta nuk arrijmë të tregojmë në mënyrë të mirë çfarë bëjmë për natyrën dhe për gjahun. Pak dihet se gjahtarët për shembull e kanë marrë për sipër mbrojtjen e ariut për shembull. Që në vitin 1931 ata ngrenë idenë se gjahu i ariut duhet të ndalohet. Në saj të organizatave të gjahtarëve po krijohen edhe ferma për rritjen e gjahut si edhe ekonomitë e gjahut në vendin tonë gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar. Në vitet 50 dhe 60 të shekullit të kaluar kur filloi pyllëzimi masiv përsëri forca prijëse ishin gjahtarët tanë. Atëherë ishin krijuar pjesa e madhe e pyjeve tona me të cilët tani po krenohemi. Gjahtarët janë njerëz që kërkojnë kontakt me natyrën dhe japin kontributin personal për ruajtjen e saj. Prandaj ne nuk duhet të harrojmë traditën shumëvjeçare. Thonë se një organizatë që ka mbushur 100 vjet, bëhet e përjetshme, le të shpresojmë se edhe me ne do të jetë kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë të jemi garant për ruajtjen e pyjeve, gjahut dhe natyrës.”
Bashkimi i Gjahtarëve dhe Peshkatarëve është krijuar mbi parime vullnetare, dhe mungesa e fondeve shtetërore nuk u pengon anëtarëve të tij t’i bashkojmë përpjekjet e veta për ruajtjen e natyrës bullgare. Menjëherë pas krijimit të saj organizata kontribuon për afirmimin e legjislacionit përparimtar të gjahut, që vë nën mbrojtje “të gjitha kafshët dhe zogjtë të dobishëm”. Ky është edhe ligji i parë në Bullgari i cili aplikon kufizime të caktuara gjatë gjahut. Si partner i shtetit në ruajtjen e natyrës, Bashkimi i Gjahtarëve dhe Peshkatarëve financon Programin kombëtar për pasurim të faunës dhe për stabilizim i burimeve të gjahut. Për vit organizata ndan mjete për hedhjen e peshqve në pendët bullgare, ndërsa anëtarët e kësaj organizate janë ndër vullnetarët më aktiv për shuarjen e zjarreve dhe për pyllëzimin. Përveç kësaj gjatë ndërtimit të rrjetit ekologjik Natyra 2000, gjahtarët dhe peshkatarëve ua zgjatën dorën organizatave ekologjike dhe i mbështetën. Në Bashkimin Evropian gjahtarët bullgarë janë të parët, që me rekomandim të FACE (Federata e Asociacioneve të Gjahut dhe të Mbrojtjes së Natyrës) nënshkruan marrëveshje me Shoqatën Bullgare për Mbrojtje të Zogjve partner kombëtar i BirdLife International. “Në saj të këtij partneriteti në Bullgari nuk ka asnjë zonë në Natyra 2000, në të cilën të ketë kufizime për gjah. Ne jemi partnerë luajal të shtetit, prandaj ai pranon garancitë tona se do t’i mbrojmë burimet e gjahut në këto zona.”
Në saj të këtyre përpjekjeve Bashkimi Bullgar i Gjahtarëve dhe Peshkatarëve ka njohje nga organizatat e tilla evropiane dhe botërore. Dështimi për autoritetin e lartë ndërkombëtar është fakti se ai do të jetë mikpritës i Asamblesë së përgjithshme të “Këshillit botëror të gjahut dhe të ruajtjes së gjahut” në vitin 2015.
Përgaiti në shqip: Zoja Kostadinova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..