Udhëtim mbrapa në kohë, shije dhe aroma nga Bizanti, Evropa Lindore, Perëndimore dhe Veriore, nga vendet latine, Ballkani dhe nga Lindja e Mesme. Për këtë përjetim nuk ju nevojitet makina e kohës, as avion i shpejtësisë së lartë. Më 5 e 6 korrik në Sofje do të mbahet Panairi i Mesjetës, i parë për nga lloji i tij. Organizatori i aktivitetit është bashkësia mesjetare MODVS VIVENDI (latinisht: mënyra e jetesës). Kjo është një organizatë joqeveritare e cila synon të rikrijojë mënyrën e jetesës gjatë Mesjetës por jo vetëm përmes librave historikë, por edhe përmes arkeologjisë eksperimentale dhe rindërtimit historik. Kampi mesjetar me tenda të hapura do të vendoset në oborrin e Kishës së Bojanës që ka qenë vend emblemë për atë epokë.
“Brenda dy ditëve do të paraqesim zanatet, artet, veprimtarinë ushtarake, kulturën dhe ditën e përditshme të periudhës së shekujve XII-XIV-të. Pra, vizituesit do të njohin mënyrën e jetesës gjatë asaj kohe në Bullgari, Bizant dhe në botën latine – tregon kryetari i MODVS VIVENDI, z. Kalin Jordanov. – Do të ndahen zona speciale ku do të ketë atraksione të ndryshme. Do të hapet një muze nën qiell të hapur ku do të ekspozohen pajisje të ndryshme mesjetare. Po ashtu do të mbahen seminare dhe do të jepen spektakle. Na pret një program i pasur i koncerteve me muzikë mesjetare. Do të organizohet gjithashtu edhe një pazar mesjetar. Vizituesve dhe mysafirëve të kryeqytetit do t’ua ofrojmë një përjetim të paharrueshëm, duke u transferuar në Mesjetë.”
Disa nga anëtarët e MODVS VIVENDI janë përkushtuar në studimin e kuzhinës mesjetare dhe të përkthimit të recetave të vjetra nga Bizanti, Evropa Perëndimore dhe nga bota arabe. “E veçanta e kuzhinës mesjetare është përdorimi i shijeve të ndryshme – të ëmbla, të tharta, të hidhura, si dhe përdorimi i erëzave ekzotike”, sqaron Kalin Jordanov. Kështu që degustimi i pijeve dhe ëmbëlsirave mesjetare sigurisht do të jetë kënaqësi për shqisat. Do të serviret verë e vërtetë franceze dhe do të provohet vera bizantine me përbërës reçel trëndafili.
“Ndër zanatet të cilat do të shohin vizituesit e panairit janë: punimi i librit, punë me tezgjahun mesjetar, qëndisje artistike mesjetare dhe punimi i këpucëve mesjetare sipas zbulimeve arkeologjike, si dhe prerja e monedhave mesjetare, thotë z. Kalin Jordanov. – Do të demonstrohen aftësi luftarake karakteristike për Mesjetën, skermë dhe qitje me hark mesjetar. Po ashtu do të prezantojmë lojëra mesjetare.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: MODVS VIVENDI
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një..