Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR: 80 vjet në 80 javë – Petër Uvaliev dhe programet për jashtë shtetit

Foto: arkiv

Në fillim të vitit 2015 do të mbushen 100 vjet nga lindja e eruditit të madh bullgar, politolog, diplomat, skenarist, regjisor, teorik dhe kritik të artit, profesor, shkrimtar, përkthyes, gazetar të radios Petër Uvaliev. Në vitet e Luftës së Ftohtë ai zgjodhi emigrimin. Bisedat e tij në radion BBC e shndërruan në një legjendë të vërtetë. Mirëpo, nuk janë shumë ata njerëz, të cilët dinë, se hapat e parë në eter ai i bëri në Radio Sofjen. Në vitin 1937 startuan transmetimet e rregullta të frëngjishtes, gjermanishtes, anglishtes dhe italishtes. Programi i gjuhës italiane përgatitej nga gazetari i ri Petër Uvaliev.

“Kjo radio dukej krejt e pabesueshme – rrëfen në një intervistë për Radio Bullgarinë, që kur ishte gjallë Petër Uvaliev. – Ajo lindi, që të na sigurojë, që në kërthizën e hapësirës kufijtë hiqeshin, sepse zërat tona përhapeshin në eter. Ne ishim djem të rinj, ndoshta zogj të rinj që ishin sapo dal nga veza, por i folëm dikujt jashtë shtetit. Dhe përderisa bota me një kokëfortësi ndahej në armiq, valët e radios kaluan përmes greminave të keqdashjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë...”

Edhe diçka tjetër nga kujtimet e Petër Uvalievit:

“E kishim të qartë, se ambasadorët e vërtetë ishin bullgarët e zakonshëm ose të pazakonshëm jashtë shtetit. Dhe ata ngjallën një interes më të madh, sesa përfaqësuesit e dikastereve. Duke thënë bullgarët e pazakonshëm, dëshiroj të kujtoj një kafene – “Stefani” në Mynik, ku bullgarë të mëdhenj si Deçko Uzunovi, Benço Obreshkovi, Elisaveta Bagrjana, Nikollaj Marangozovi, Konstantin Gërnevi e të tjerë, ishin ndër gjermanët. Ne folëm për ta jo që të ruajmë ndonjë ndjenje abstrakte kombëtare, por që të përkrahim sedrën e tyre kulturore prej bullgari. Prandaj ishte një gëzim i veçantë që të ndjesh, se komunikon me njerëz, që janë më të mirë sesa ti, por ti je më i informuar sesa ata. Kjo na mbushte me një ndjenje të nderit, por edhe ia siguronte atyre sedrën aq të domosdoshme.”

Me një ndjenje të hollë humori Uvalievi e quan veten “njeri prej kriminelëve të mitur” të cilët të parë filluan t’i flasin auditorit përtej kufirit.

“Po flasim për një periudhë të lavdishme, kur tërë radioja zinte nja 4-5 dhoma. Ajo nuk dispononte shumë para. Por udhëhiqej prej një njeriu me imagjinatë të pabesueshme, Sirak Skitnik, piktor, shkrimtar, kritik, dhe për çudi – organizator. Ato radiotransmetime për jashtë shtetit lindën, sepse atij i erdhi mendja, se dikastere të tjera u paguajnë djemve të arsimuar bullgarë të përkthejnë lajme për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Pallatin Mbretëror dhe gazetat. Dhe pse jo, pasi ato lajme përktheheshin dhe ekzistonin, të mos lexoheshin? Pas kësaj u zgjodhën njerëzit, të cilët të lexonin në gjuhët përkatëse. Zhorzh Millçevi, i cili u bë gazetar, lexonte në frëngjishten. Ivan Dorevi – bir i një gjermaneje, lexonte në gjermanishten. Unë fola italishten. Tepër interesant ishte rasti me anglishten, sepse përkthyesi keqshqiptonte. Mirëpo, Sirak me imagjinatën e tij nuk u shqetësua. Atij i erdhi mendja për një bullgar, i cili kishte ndërmend të bëhet këngëtar – Mihaill Haxhimishev. Ai nuk u bë këngëtar, por regjisor i operës. Ishte i pari, i cili filloi të flasë anglishten në eter dhe kështu vazhduam. Atmosfera ishte tepër e këndshme.”

Dalë ngadalë, përveç lajmeve në programet e gjuhëve të huaja u përfshin pasqyra të ngjarjeve kulturore të organizuara në vend, biseda, përktheheshin vjersha të poetëve bullgarë.

“Personalisht unë përktheva shumë, kryesisht për radion, në mënyrë fonetike – tregon Petër Uvalievi. – Për shembull vjershat e poeteshës së madhe Elisaveta Bagrjana. Është me rëndësi të ruhet ritmi i vargjeve. Puna e përkthyesit është për-kthimi i një preve, i një ure, ajo na çon nga një kulturë te ndonjë tjetër.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD