Të dielën në bazën e hipizmit “Gjeneral Krum Lekarski” në Bozhurishte u zhvillua gara për kupën botërore të kërcimit të pengesave. Fitoren për Bullgarinë e solli Angel Njagolov, ndërsa Rosen Rajçevi zuri vendin e dytë. Në vend të tretë është Sençer Horasan nga Turqia. Gara shënoi 100 vjetorin e Federatës Bullgare të Hipizmit që ishte krijuar në vitin 1914 nën emrin “Klubi bullgar i xhokei”. Mbi këtë temë biseduam me kryetarin e Federatës, Teodor Shejtanov.
Si e vlerësoni prezantimin e sportistëve bullgarë në garën e zhvilluar?
“Rezultatet flasin vetvetiu për prezantimin tonë. Pasi në garën për kupën botërore GrandPrixarritëm të fitojmë vendin e parë dhe atë të dytë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që t’ua urojë Angel Njagolovit dhe Rosen Rajçevit fitoren e arritur.”
Sivjet kremtojmë 100 vjetorin e Federatës Bullgare të Hipizmit. Si do të zhvillohet hipizmi në vendin tonë në të ardhmen. Çfarë objektiva i ka vërë vetës Federata?
“Zhvillimi i hipizmit është një nocion mjaft i komplikuar, por objektivat që i kemi vërë vetës është parasë gjithësh zhvillim i bazës dhe pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve. Punojmë në disa programe në këtë drejtim, një prej të cilëve përfshin punë me specialistë të huaj. Edhe në këtë moment po zhvillojmë një kamp trajnimi me Rijn va nder Shaft. Programe të tilla do të kemi edhe për disiplinat hipizëm dhe kërcim. Presim që të mbërrije një prej trajnerëve më të mirë në botë – ky është Nelsën Pesoa, i ati i një prej sportistëve më të mirë Rodrigo Pesoa. Tashmë po zhvillojmë një program të tillë së bashku me Federatën spanjolle në disiplinën “Qëndrueshmëri”. Do të marrim pjesë edhe në klasifikimet për lojërat olimpike. Ajo do të zhvillohet sivjet gjatë gushtit në Aahen të Gjermanisë. Shpresoj se deri atëherë gjithçka do të jetë në rregull me sportistët brazilianë që presin shtetësi bullgare. Dje në Luksemburg Pol Stujard përfundoi garën në vendin e pestë. Ata vet kanë blerë dy lloj kuajsh. Çmimi është shumë i madh për përfytyrimet tona. Fjala është për një shumë shtat shifrore në euro, kështu që shpresojmë që bashku me sportistët tanë do të kemi shans të klasifikohemi për Olimpiadën në Rio.”
Forma të ndryshme të garave kanë çuar në zhvillim sistematik të rritjes së kuajve të specializuar. Sipas Stefan Rëtkovit një prej rritësve më të mëdhenj të kuajve të shekullit të kaluar “rritja e kuajve është simfonia e të gjithë llojeve të blegtorisë”
Çfarë janë kuajt bullgarë sot? A ka kuaj që kanë fituar çmime?
“Tani kemi një kalë, pronë e Hritro Kirovit. Ai u klasifikua në vend të tretë në kampionatin në Gjermani. Kjo është gara më e fortë kombëtare në botë, dhe aktualisht kemi disa kuaj që me sukses garojnë në Gjermani. Në Bullgari rritja e kuajve sipas programit gjerman bëhet në fshatin Riben. Atje ritën kuaj të racës “Hanovër” si edhe në bazën e hipizmit “Izovi” në fshatin Opicvet. Aje ritën kuaj edhe të rasës “Trakinen”. Në qytetin e Shumenit po kështu ka fermë për rritjen e kuajve.”
Federata Bullgare e Hipizmit, të përfaqësuar nga gjeneral Vladimir Sotjçev dhe Krum Lekaski është një prej federatave të para që morën pjesë në Olimpiadën e vitit 1924 në Paris. Si më shkurt mund të prezantohet ajo sipas kryesekretarit të Federatës Bullgare të Hipizmit Tedor Shejtanov: “Federata është e treta në vendin dhe një prej anëtarëve më të vjetër të Federatës Botërore të Hipizmit. Federata ndërkombëtare është themeluar pas themelimit të federatës bullgare, që është krijuar në vitin 2014 dhe kemi mjaft tradita serioze si sukseset në olimpiadat në Stokholm, Moskë dhe Sidni.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..