Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e ishullit Shën Anastasia

БНР Новини

Sigurisht se para 90 vjetëve grupi i terroristëve të mërguar në ishullin Shën Anastasia nuk kanë ditur se një ditë do t’u vihet kurora e heronjve romantikë dhe vetë ishulli do të bëhet hit turistik. Por ndonjëherë historia bën me ne shaka dhe ne nuk duhet të kemi paragjykime. Bëhet fjalë për një copë toke e fshehur në valët e Gjirit të Burgasit – ku mund të kthehemi mbrapa në kohë dhe “zbulojmë” thesare të fshehura dhe të mësojmë për legjendat e piratëve.

СнимкаKur t’i afrosh ishullit Shën Anastasia do ta shohësh anijen e vogël “Kuk” dhe para saj një fener deti. Ishulli shtrihet në një sipërfaqe prej 8 dynymësh. Gjatë stinës së dimrit i gjithë ishulli mbulohet me shkumë deti dhe shpesh të vendosurit aty kanë mbetur pa ushqime dhe plotësisht të izoluar. Ishulli mban emrin e shenjtores Anastasia, mbrojtëse të të sëmurëve dhe të dënuarve jo me drejtë. Anastasia është mbrojtëse e manastirit vendas ku mendohet se ka thesare të fshehura.

СнимкаSupozohet se dikur manastiri ka qenë ndarë në dy pjesë – njëra për gratë dhe tjetra për burrat. Një legjendë rrëfen se manastirin shpeshherë e kanë rrëmbyer piratët të cilët kanë kërkuar thesarin e arit. Legjenda po ashtu rrëfen se një ditë murgjit kanë nxjerrë ikonën e Shën Anastasisë në bregdet dhe ua kanë drejtuar piratëve të cilët po afronin. Atë ditë ka filluar një stuhi e madhe e cila ka rrëzuar anijen e piratëve. Edhe sot e kësaj dite shihen pjesët e prishura të anijes të cilat duken si pikturë e gdhendur në mur. Në afërsi gjendet tempulli i trakëve “Porta e Diellit”.

Снимка“Kohë të tërë ishulli e Shën Anastasisë ka grumbulluar artistë të cilët përkushtoheshin në veprimtaritë e bohemës. Gjatë shekullit të XX-të kur ishulli nuk ka funksionuar si burg, ka qenë qendër kulturore. Këtu po ashtu është xhiruar një film ku shihet pamja e restauruar e ishullit falë fondeve evropiane. Ishulli menaxhohet nga Bashkia e Burgasit dhe sivjet më 15 maj u hap për vizita zyrtare. Që nga ajo datë Shën Anastasia u vizitua nga më se 4000 turistë.”

СнимкаSupozohet se ishulli është ngarkuar me energji pozitive për shkak të burimeve të mëdha të mineraleve. Në ajër shpërndahet aroma e barnave dhe përhapen gojëdhëna interesante. Ishulli i Shën Anastasisë ofron një kënaqësi të jashtëzakonshme. Përveç se mund të shijoni nga një filxhan kafe, gjithashtu mund të vizitoni kishën vendase që daton nga shekulli i XVI-të.

СнимкаPërgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD