Që nga fillimi i vitit 2013 deri tani, afro 10 000 refugjatë kërkuan mbrojtje në Bullgari. Prej tyre afro 6400 veta morën një statut humanitar ose të refugjatëve. Në të njëjtën kohë në shoqërinë tonë u futën gjendjen shpirtërore ksenofobe, shprehje të racizmit dhe të urrejtjes ndaj viktimave të pa mbrojtura të luftës dhe të dhunës në pjesë të ndryshme të botës. Në përgjigje të kësaj një sërë organizata jo qeveritare i drejtuan apel shoqërisë drejt një tolerance dhe kuptim, zhvilluan aksione dhurimi në momentet më kritike. Mijëra bullgarë u ndihmuan njerëzve në nevojë. Një vit të gjysmë më vonë pasionet sikurse u qetësuan, por mes bullgarëve vazhdon të zhvillohet mosbesim sa u përket refugjatëve.
Prandaj fushata e Komitetit Bullgar të Helsinkit dhe Kolektivi Multi-kulti “Njihu me refugjatët” me rastin e Ditës Botërore të Refugjatit e drejton vëmendjen ndaj historive të vërteta njerëzore të familjeve të cilat kanë kërkuar strehë në vendin tonë. “Kompania ka për qëllim të ndajë mitet e formuara bazë, lidhur me refugjatët – tregon Bistra Ivanova nga Kolektivi Multi-kulti. – U paraqesim njerëzve histori të refugjatëve, të cilët janë integruar në shoqërinë tonë, dinë gjuhën bullgare dhe kanë gjetur punë. Nga ana tjetër shumë njerëz, në sajë të kompanive të dhurimit u përfshinë të ndihmojnë me çfarë mundin. Prandaj kemi ftuar dhurues dhe vullnetarë të tregojnë dhe ata për vërejtjet e veta mbi fatet e refugjatëve.”
Mes njerëzve të parë, të cilët u zgjasin dorë njerëzve të përvuajtur me çfarë të mundin dhe si të mundin është dhe 87 vjeçja Angjella Velikova nga fshati Goljam Dervent, i vendosur në kufirin me Turqinë. Me prejardhje nga një familje refugjatësh, ajo nuk ka frikë nga njerëzit të cilët e kanë kaluar kufirin, pavarësisht se nuk kupton asgjë nga ajo që i flasin. Ndien vuajtjen e tyre, lexon dhimbjen dhe tmerrin e luftës në sytë e tyre dhe përjeton me ta vuajtjet e tyre: “Nuk mund t’i numërosh. Fëmijë, burra dhe gra... Kalojnë, policët i kapin dhe i marrin, kurse ata heshtin, por çfarë të bëjnë fëmijët?
Pse ju ndihmon?
Sepse nëna ime ka qenë si ta, kur kanë ikur ka qenë 11 vjeçe. Prej saj mbaj mend sesi ka qarë, nuk kanë pasur se çfarë të hanë. Prandaj më vjen keq. U jap bukë, djathë, fëmijëve u jap gjëra të ëmbla, atë që ka...”
Histori të ngjashme do të dëgjoni më tepër prej vullnetarëve të cilët e kanë përkushtuar energjinë e vet për kauzat e refugjatëve. Prandaj organizatorët e fushatës ftojnë që të gjithë, të cilët në ndonjë farë mënyre e kanë të njohur jetën e familjeve të refugjatëve në Bullgari të tregojnë atë që ka përjetuar dhe në këtë mënyrë të inkurajojë më shumë njerëz të hapen për vullnetarizmin dhe për dhurimin. Kurse refugjatët tek ne kanë nevojë më tepër prej enë kuzhine, rrobe të ruajtura për bebe dhe këpucë për stinën, lojëra dhe më shumë ngrohtësi njerëzore dhe kuptim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..