Më një korrik në vend që të mirëpresin me kënaqësi 1 korrikun, ose July Morning, siç e quajmë këtu në Bullgari këtë ditë, sipas një kënge të njohur të Uriah Heep, u zgjuam me lajmin për fatura të reja, më të larta, të ngrohjes qendrore dhe të rrymës elektrike. Për disa bullgarë kjo nuk është shkak për panik, por për disa të tjerë, me të ardhura më të ulëta, të cilët e nxjerrin vështirë bukën e gojës, faturat e reja janë një problem i madh. Për çmimin e ngrohjes qendrore njerëzit kishin përgatitje paraprake, por rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk i gëzoi aspak.
Megjithë premtimet e qeverisë së Oresharskit për ruajtjen e çmimit, madje për uljen e vogël të energjisë elektrike, pasi u bë e qartë se kabineti jep dorëheqje, rregullatori shtetëror përfitoi nga situata dhe vendosi se tani ka ardhur koha që llogaritë të rriten. Çmimet e reja lëvizin sipas shoqërive energjetike. Më e lartë është rritja e çmimit të rrymës elektrike gjatë ditës për abonentët e ÇEZ-it në Bullgarinë Perëndimore, me afro 3 për qind. Për klientët e Energo Pro fatura do të ndryshojë me afro një për qind. Më e vogël do të jetë rritja e çmimit për abonentët e EBN, për të cilët rritja është nën një për qind. Rrymë më të shtrenjtë elektrike do të paguajnë në Bullgarinë Verilindore. Në qoftë se rryma elektrike për nevojat shtëpiake rritet deri më 3 për qind, ajo për biznesin e vogël rritet në mënyrë drastike nga 8.34 deri më 29.11 për qind.
Abonentët e ngrohjes qendrore gjithashtu do të paguajnë llogari më të larta, megjithëse çmimi i lëndës së ngrohjes – gazi natyror, ulet në mënyrë drastike.
“Gëzuar protestat e reja dimërore!” “Dimrin përsëri do të jemi në shesh! Të paktën tani njihemi!” – Kështu reaguan bullgarët në hapësirën e internetit, kurse në anketën në rrugë ata nuk fshehën dëshpërimin e tyre të radhës nga çmimet në rritje dhe të ardhurat e vogla.
“Jam i mbaruar” – thotë një burrë i moshës rreth 60 vjeç. “Kjo do të më ndikojë shumë keq – shton një grua e re.
Të gjithë janë kategorikë se rritja e çmimeve, megjithëse është simbolike do të ketë pasoja të pakëndshme.
“Shumë keq, sepse ky është një minus për buxhetin tim. Tashmë nuk mund të blejë disa gjëra. Njerëzit rreth meje – gjithashtu – thotë një grua e re. “Super!” – thotë në mënyrë ironike një burrë i moshës mesatare. – “Katër vjet jam i papunë, nuk kam para. Le t’i rritin çmimet, le ta rritin edhe moshën e pensionimit, kështu qe të mos marrim edhe pension...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..