Sipas definicionit në manualet shkollore era është: “Lëvizje e masave ajrore nga vendet me tension të lartë deri te ato me tension të ulët atmosferik.” Përshkrimi i parë i njohur shkencor i erës është bërë gjatë shekullit të XVII-të nga fiziku italian Evanxhelista Toriçeli. Disa shekuj para kësaj në shumë sisteme kulturore era personifikohet si perëndi ose si disa personalitete me fuqi të mbinatyrshme. Në induizëm kjo ka qenë perëndia Vaju, në mitologjinë e lashtë greke perënditë janë disa dhe janë lidhur me katër drejtimet e botës. Në mitologjinë shintuite Fuxhin (Perëndia e Erës) është e pranishme në krijimin e botës, kurse Njord – vëllai i tij nga Skandinavia, ka katër ndihmës-xhuxhë. Që në kohërat më të largëta njerëzit nëpër trojet tona i kanë mësuar dukuritë ajrore. Duke u përpjekur për t’i ruajtur familjet, shtëpitë dhe frytet e punës së tyre, ata kanë konstatuar shumë saktë kohën e dukjes së erës dhe pasojat e saj për regjionin e tyre. Në folklorin tonë erërat klasifikohen së pari sipas katër drejtimeve: Veriorja (Era Veriore), që vjen nga Veriu, Era Danubiane, e cila vjen nga Danubi, Jugorja, e cila mban me vete ngrohtësinë dhe motin e bukur, etj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..