Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ftesë nga qyteti Zemen për kthim në të kaluarën

БНР Новини
Foto: Bashkia e Zemenit

Zemen është një prej qytezave më të vogla dhe më të bukura në Bullgari. Ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sofjes. Ndodhet në dy anët e lumit Struma në një luginë pas së cilës fillon Gryka piktoreske e Zemenit, nëpër të cilën kalon lumi Struma. Ai buron nga mali Vitosha dhe ka rol të rëndësishëm për jetën e njerëzve. Ujërat e tij përdoren për vaditje të pemishteve. Natyra në rajon është e pastër dhe ruajtur mirë dhe në lum ka shumë peshq të llojeve më të ndryshme. Sidomos gjatë verës vendi kthehet në kamping pranë lumit. Rajoni është me relief malor, ndërsa shkëmbinjtë gëlqeror tërheqin me shpellat e shumta në pjesën e larta të grykës së Zemenit.

Foto: Bashkia e Zemenit“Nëpër rrjedhën e lumit ka shumë pamje piktoreske, ndërsa gryka e Zemenit është një fenomen përrallor i natyrës”, thotë Temenuzhka Zemenska, mësuese e gjeografisë në gjimnazin në qytezë.

“Gryka fillon te qyteti Zemen dhe është me gjatësi 21 kilometra. Qysh historiani Konstantin Ireçek kur ka kaluar përmes Zemenit ka thënë se kjo është një prej grykave më të bukura. Deri më sot kjo është e vetmja grykë pa ndërtime. Përmes tij kalon linja hekurudhore, që është ndërtuar në vitin 1909. Jo vetëm kthesat, që bën lumi Struma, por edhe shkëmbinjtë janë në forma më të ndryshme. Gryka e Zemenit është e njohur edhe me këtë se këtu ndodhet kështjella e parë ndërtuar para rënies së Bullgarisë nën zgjedhën bizantine. E ka pasur emrin Zemongrad dhe i ka dhënë emrin qytetit të sotëm. Ka shumë kisha dhe manastire që janë ndërtuar gjatë shekujve nga të dy anët e grykës. Parashikohet me mjete të bashkisë të ndërtohet një shteg ekologjik, që do të zbulojë  natyrën e bukur për turistët.”

Foto: BGNESNuk ka si të vini në qytetin Zemen dhe të mos vizitoni manastirin e Zemenit. Ai është emblema e qytetit. Daton nga shekulli i XI-të dhe është një prej pak monumenteve të ruajtura të arkitekturës mesjetare bullgare. Manastiri përbëhet prej dy godinave që janë lidhur midis tyre, një kishë të vogël në mes të oborrit të madh. Kisha “Shën Joan Bogoslov” meriton më shumë vëmendje në këtë kompleks për të cilën tregon ciceronia Kamelija Petrova.

Foto: BGNES“Kjo është një prej kishave më të vjetra në Bullgari, është nga shekulli i XІ-të. Vet manastiri daton nga shekulli i XIV-të. Natyra për rreth është shumë e bukur dhe vijnë shumë turistë. Ju tregojmë për kishën që është me arkitekturë e paparë. Është ndërtuar nën formën e kubit, gjatësia e çdo ane është 9 metra. Dy herë është pikturuar. Pikturimi i saj i parë ka qenë menjëherë pas ndërtimit të saj. Nga kjo periudhe ka vetëm një figurë, ajo e Shën Anës. Afresket e tjera janë nga shekulli i XIV-të. Vetë fytyrat e ikonave janë shumë të gjalla, realiste. Afresket murale janë autentike. Nuk janë restauruar, por vetëm janë pastruar dhe konservuar. Kjo kisha u ngjan Kishës së Bojanës dhe kishës në fshatin Dobërsko në rrezet e malit Rila. Në fakt këto janë kishat më të vjetra në Bullgari. Këtu është edhe një prej imazheve të para të Shën Ivan Rilski – mbrojtësi i popullit bullgar. Portretet e dhuruesve në Manastirin e Zemenit po kështu janë me vlerë të lartë artistike. Është shumë i bukur edhe altari i Manastirit të Zemenit. Është një sipërfaqe prej guri dhe mbi të janë riradhitur copëza shumëngjyrëshe prej mermeri dhe guri, që janë mbledhur nga banorët vendas.”

Foto: WikipediaPërgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD