Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet dhe perspektivat për sektorin e turizmit në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Sektori i turizmit në Bullgari ballafaqohet me një sërë problemesh që nga fillimi i 2014-ës. Kriza në Ukrainë, situata politike në Bullgari, si dhe situata me sistemin bankar në vend ndikojnë negativisht mbi sektorin e turizmit. Ja pse tani nuk mund të bëhen parashikime për ndikimin mbi rezultatet ekonomike. Kryetari i Asociacionit Bullgar të Menaxhimit të Hoteleve dhe Restoranteve, z. Bllagoj Ragin vuri në dukje se të gjithë nga sektori i turizmit shpresojnë në përsëritjen e rezultateve të 2013-ës. Ky do të ishte një sukses i madh, duke u marrë parasysh kushtet aktuale. Sipas zotit Ragin sektori i turizmit ka pasur edhe periudha të tjera problematike kryesisht në fillimin e sezonit, por pas kësaj ka arritur të kompensojë humbjet.

Gjatë këtij viti Ministria e Punëve të Jashtme regjistron një numër të rritur të vizave të lëshuara në Rusi dhe Ukrainë. Aeroportet në Burgas dhe Varna gjithashtu gëzojnë biznes më të mirë. Megjithatë numri i turistëve nuk është i mjaftueshëm në sektorin e turizmit, sepse një pjesë e madhe prej tyre vendoset në shtëpitë e tyre të blera në Bullgari. Për mendimin e zotit Ragin kriza në të dyja vendet e ka zhvleftësuar valutën e huaj dhe bile turistët me mundësi të mëdha financiare tashmë kërkojnë çmime më të lira. Vërehet po ashtu tendenca e shtimit të turistëve bullgarë, të cilët preferojnë të pushojnë në vendet fqinje. Kjo ka të bëjë me marketingun “agresiv” për pushimet verore në këto vende.

A bën Bullgaria mjaft për të reklamuar produktin e vet turistik?

“Gjithmonë kam pohuar se shitja e produktit është proces më i vështirë se vetë krijimi i biznesit – thotë z. Ragin. – Ja dhe një shembull, sivjet Greqia planifikon 160 mln euro për marketing të jashtëm, Turqia do të shpenzojë edhe më shumë. Kroacia bën reklamë në vlerë 100 mln euro por kjo nuk është befasi. Interesante është se vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi bëjnë marketing më “agresiv” se ai i Bullgarisë në tregjet e jashtme. Ne po gjendemi në një botë globale dhe të hapur dhe nuk mund të mbështetemi vetëm në të kaluarën, natyrën e bukur dhe në çmimet e favorshme. Ja pse këtë çështje e shtruam në Këshillin Kombëtar të Turizmit. 1 për qind e qarkullimit i cili realizohet nga sektori urgjentisht duhet t’i drejtohen marketingut të jashtëm. Kjo do të thotë 30 mln euro në vend të 15 mln eurove të deritanishme. Shumë para janë parashikuar për sektorin e turizmit në periudhën 2014-2020, të cilat para duhet të miratohen gjatë muajit shtator. Shpresojmë se turizmi do të ndahet si ministri me vete, sepse aktualisht koordinimi është i vështirë. Turizmi është degë me prioritet dhe pasi në vende si Qipro dhe Greqi ka ministri të turizmit, pse të mos kemi edhe ne një aparat administrativ, i cili të përqendrohet mbi turizmin kulturor, SPA, dimëror e veror.”

Çfarë është kontributi i sektorit të turizmit në punësimin sezonal në Bullgari?

Në kulmin e sezonit turistik 500 bashkatdhetarë punojnë në sferën e turizmit, përfshiu këtu shërbimet e taksisë, të bankave, zyrave të këmbimit valutor, aeroporteve, qendrave tregtare etj. Detyra jonë është që ta zgjasim sezonin veror nga maj deri në fund të tetorit. Gjatë muajve maj, shtator dhe tetor duhet të përqendrohemi mbi turizmin kulturor, SPA dhe atë me qëllim shtimin e njohurive të përgjithshme.”

Asociacioni Bullgar i Menaxhimit të Hoteleve dhe Restoranteve do të ngulë këmbë për një raport të përgjithësuar para mediave dhe Kuvendit Popullor për çdo një cent të harxhuar dhe përkatësisht për efektin e tij mbi ekonominë bullgare. Z. Bllagoj Ragin njoftoi se, para pak kohësh nga sektori i turizmit kanë marrë vendim për të reklamuar Bullgarinë në BBC. Në mediat e tjera botërore si CNN dhe Eurosport gjithashtu do të bëhet marketing për Bullgarinë. “Unë e propozova tenistin tonë Grigor Dimitrov fytyrë të turizmit bullgar”, theksoi z. Ragin.

Çfarë do të bëjë sektori i turizmit me mungesën e stafit profesional?

“Në vend të parë duhet të rritet rroga – i bindur është z. Ragin. – Unë e ndjeka fjalimin e presidentit të ri të Komisionit Evropian, z. Junker, i cili deklaroi se qëllimi është që të aplikohet një rogë minimale për të gjithë BE-në dhe vendet të cilat nuk mund të arrijnë nivelet e caktuara të mbështeten vitet e para. Do të ishte mirë nëse Brukseli e ngre në këtë mënyrë standardin në Bullgari që t’i mbrojmë profesionalistët turistikë. Stafi sezonal duhet të përmirësojë aftësitë e veta dhe të marrë pjesë në mirëmbajtjen e bazës, ashtu siç është në Spanjë, p.sh. Përveç kësaj kolegët e mi në pushimoren Sllënçev brjag ngulin këmbë që bullgarëve nga Besarabia t’u lëshohet karta e gjelbër. Këta njerëz zotërojnë disa gjuhë të huaja, kanë mbaruar në degën e turizmit në Moldavi dhe Ukrainë dhe kanë dëshirë të madhe të punojnë në atdheun e tyre të vjetër. Me konsensus më të madh do ta përballojmë këtë sfidë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD