Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bjalla Sllatina në centrifugën e stuhisë së ujit

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Dëshpërim, zemërim, pikëllim – kështu shkurtimisht mund të përgjithësohen emocionet ndër viktimat e stuhisë së paparë deri  tani të ujit, e cila përmbyti qytetin Bajlla Sllatina në Bullgarinë Veriperëndimore.  Në ditën 1 gusht stuhia e ujit e befasoi qytetin dhe për më pak se gjysmë ore sikur gëlltiti  rrugë, shtëpi, dyqane... U ndërpre rryma elektrike, ndërsa lumi Skët u tërbua. Rrjedha  zakonisht e qetë e lumit Danub nga një  çast u transformua dhe fillojë të vërsulet  nëpër rrugët e qytetit duke shkaktuar dëme të pariparueshme


Gjatë natës, e cila e paraprinte përmbytjen, mbi qytetin Bjalla Sllatina u derdhën 86 litra shira në kilometër kaltëror. Kjo është 1.5 herë më shumë se sa sasitë e zakonshme të shirave për muajin korrik. Mirëpo, asnjeri nuk pritej, që shiu i rrëmbyer, që zuri nga qielli do të shkaktonte dëme të tilla të mëdha. Dallga e vrullshme depërtoj papritmas në qytet. Vende-vende uji arriti deri në 1 metër e 80 centimetra, duke përmbytur stacionin e autobusëve, rrugët, urën mbi lumin, bodrumet, katet përdhese duke gëlltitur si një centrifugë orenditë e shtëpive, veturat. Gjatë këtij apokalipsi ujor  secili shpëtohej si kishte mundësi. Disa dolën shpejtë e shpejtë nga dritaret e automobilave, të tjerë u ngjitën në çatitë e shtëpive duke pritur ndihmë, të tretë u futën në ujërat e turbullte të lumit Skët dhe me not mezi arritën deri te bregu.


“Vala më goditi nga shpina duke shkarkuar mallrat dhe më tërhoqi dy metra anash” – rrëfente shitësja e dyqanit vendas, e cila dukej shumë e trembur. Deri në fund të ditës së premte rreth 250 veta u evakuuan me sukses në saj ekskavatorëve, varkave dhe makinave të tjera. Shtëpitë dhe pasuria e tyre u përmbytën. Rrugët e qytetit ishin plot e përplot ujë si në dhjetëra vendbanime të tjera në Bullgarinë Veriperëndimore, dhe Bjalla Sllatina u izolua nga bota. Deri në pasditen e ardhshme niveli i ujit nuk u pakësua as me një centimetër dhe situata i ngjante një filmi holiduvian. Në qytet u përhapën thashethemet se pritet një valë e re uji.


“Në rajonin e përmbytur tashmë ka kriminelë, të cilët i vjedhin shtëpitë tona. Kush do ta shpëtojë pronën tonë?” – thotë një grua me një fëmijë të vogël. “Aktualisht jemi duke shpëtuar njerëzit dhe prona juaj do të na presë pak” – i përgjigjet një nëpunës i rendit publik. Mirëpo njerëzit mezi përmbahen, duke i akuzuar autoritetet vendore për mungesë veprimesh dhe kompetence.


Askush nuk e dinte se si ka ardhur kjo stuhi ujore. “I hapin liqenet artificiale dhe nuk na paralajmërojnë” – indinjohen njerëzit. Disa të tjerë, pa humbur kohë, i ndihmonin nevojtarët. Pronarët e ekskavatorëve dhe të xhipave gjithashtu u përfshinë në aksionet shpëtimtare. Dhe derisa nëpunësit e Mbrojtjes Civile lundronin nëpër rrugët e përmbytura me varkat shpëtimtare, njerëzit kaluan pothuaj njëzetekatër orë në çati, duke pritur shpëtimtarët e tyre. Bjalla Sllatina mbeti e shkëputur nga bota edhe ditën e djeshme. “Çfarë duhet të thotë popullsia e qytetit të Mizisë, e cila është vetëm rreth 30 kilometra larg këtij vendbanimi. Atje uji ka asgjësuar një të tretën e qytetit!

Nga sot rrugët të cilat çojnë në Bjalla Sllatina janë të arritshme dhe niveli i ujit është pakësuar. Korrenti dhe uji i pijshëm janë të disponueshëm. Vendasit shpresojnë se kurrë më nuk do të ndodhë fatkeqësi e tillë në rajonin më të varfër të BE-së. Tani vendasit presin solidaritet dhe ndihmë nga institucionet evropiane, sepse parashikimi i motit thotë edhe reshje të tjera shiu. 

Përgatiti në shqip: Redaksia Shqipe

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD