Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Metamorfoza e Shpëtimtarit – koha e ndryshimit dhe bilancit

Metamorfoza e ndritshme e Shpëtimtarit – ikona nga Teofan GrekMetamorfoza e Shpëtimtarit (6 gusht) është nga festat, të cilat nderohen që vitet e para të krishterimit. Cilat janë zakonet popullore lidhur me Metamorfozën e Shpëtimtarit?

Pjetër, Jakob dhe Joan janë tre nxënësit, të cilët Jezu Krishti i ka përcjell në malin Tovar në Galile. Aty Shpëtimtari ka rënë në lutje të thellë, fytyra e tij ka ndryshuar dhe rrobat e tij kanë marrë ngjyrë të bardhë që shkëlqen. Tekstet fetare dëshmojnë për lavdinë me të cilën Jezu Krishti është përqafuar. Pranë tij janë shfaqur dy burrat – profetët Moisiu dhe Ilia. Këta të fundit kanë folur për vdekjen e Jezu Krishtit në Jerusalem. Pjetër ka propozuar që t’u vihet dritareve mbuluese kundër diellit dhe që Jezu të mbetet në mal. Atëherë në qiell është shfaqur një re prej së cilës është përhapur zëri: „Ky është Djali im i dashur. Dëgjojeni atë.“ Për të gjithë është bërë e qartë prejardhja e Krishtit dhe e parashikuara prej tij mbretëri. Pasi ka marrë formën e njeriut, Jezu Krishti u ka thënë ithtarëve të tij se mund të flasin për atë që kanë parë kur të shpërfytyrohet. Ky shpërfytyrim hyjnor është në bazë të festës Metamorfoza e Shpëtimtarit. Zakonet dhe traditat popullore lidhur me 6 gushtin kanë të bëjnë me ndryshimet që pëson njeriu. Këto ndryshime pasqyrojnë dëshirën tonë për sjellje të drejtë në pajtim me ligjet hyjnore.

Në përfytyrimet popullore Metamorfoza e Shpëtimtarit ndan stinën e verës nga stina e vjeshtës. Dielli i kthen shpinë verës dhe njëkohësisht drejtohet te dimri. Dita shkurtohet, gjarpërinjtë dhe hardhucat fshihen në gropa, dallëndyshet fillojnë të grumbullohen për rrugëtimin e tyre drejt jugut. Në disa fshatra të maleve Rodope besohet se Zoti hedh një brazdë që simbolizon fillimin e mbjelljes. Pohohet se mbrëmjen para festës në qiell hapet një derë hyjnore ku shfaqet Krishti për të plotësuar dëshirat e njerëzve. Në shumë vende të Bullgarisë nënat u kanë thënë fëmijëve që të vërejnë qiellin për të mos humbur momentin e Shpërfytyrimit të Krishtit dhe po ashtu të luten për shëndet dhe begati. Fëmijët i kanë mësuar se kjo është koha e bilancit dhe e ndryshimit të brendshëm – para se të ndryshojë natyra.



Zakoni më i përhapur lidhur me Metamorfozën e Shpëtimtarit është bekimi i rrushit. Rrushi i parë i pjekur çohet në kishë ku prifti e bekon atë. Pas kësaj rrushi shpërndahet mes familjarëve. Bekimi i rrushit është momenti kyç – nga rrushi prodhohet vera, e cila simbolizon gjakun e Jezu Krishtit. Në traditat bullgare nuk lejohet të hahet rrushi para liturgjisë kishtare kushtuar Metamorfozës së Shpëtimtarit. Te bullgarët në verilindje ekziston besimi lokal se nuk lejohet të hahet rrush i kuq dhe shalqi të kuqe. Ndryshe, në fytyrë dalin pika. Në disa rajone në vend të rrushit në kisha çohen manaferra. Besohet se Djalli ka krijuar manaferrat për t’i joshur njerëzit që të hanë së pari manaferra dhe jo rrush, i cili është fruta e parë e Zotit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD