Me “Don Zhuanin” të Mozartit çelet Festivali “Festat e Mozartit”. Spektaklin e jep trupa e Operës së Ruses nën dirigjimin e Martin Panteleev. Sivjet është edicioni i X-të i festivalit, i cili mbahet në qytetin Pravec nga data 13 gusht deri më 17 gusht.
Më shumë rreth programit mësojmë nga drejtoresha artistike dhe njëkohësisht këngëtare e operës Hristina Angellakova:
“Tri vitet e fundit festivali u përhap shumë. Kontribut i madh kanë jo vetëm kolegët e mi, por edhe Bashkia e Pravecit. E dini se idetë e mira realizohet kur ka financim i mjaftueshëm. Sivjet festivali mbahet brenda pesë ditëve, ka koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Po presim komentet e publikut, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne, sepse duam ta mbajmë të gjallë interesin e shikuesve. Në kuadër të festivalit do të shënojmë disa përvjetorë. Me një program të pasur, i cili ilustron imazhet e ndryshme të Mikelanxhelos do të shënojmë përvjetorin e 450 të vdekjes së artistit gjenial. Për herë të parë pianisti Aleksandër Hinçev do të interpretojë “Kapelën Sikstine” të Franc Listit. Aktorja Sillvia Llullçeva do të prezantojë sonetet e Mikelanxhelos. Do të nderojmë kreativitetin e Rihard Shtrausit, duke i kushtuar një mbrëmje baletit. Në spektaklin sipas muzikës së tij do të marrë pjesëCompagnia Nazionale del Balletto nga Roma të Italisë. Kjo është premiera e bërë nga trupa italiane për Festivalin në Pravec. Në program kemi përfshirë vepra nga Gluku me rast të përvjetorit të tij të 300-të, si dhe vepra nga Rimski-Korsakovi me rast të përvjetorit të 170-të nga lindja e tij.”
“Gjithmonë jam interesuar për simbiozën midis teatrit dhe operës. Kisha dëshirë që ideja ime të aplikohet në Festivalin “Festat e Mozartit” dhe ja që u realizua nga dirigjenti Ivan Angellov. Duke filluar nga “historia e vogël” e Pushkinit, e frymëzuar nga Rimski-Korsakovi, i cili solli operën me një akt sipas këtij titulli, dhe vazhdon përmes filmit “Amadeus”, i cili lidhet me kundërshtimin midis Mozartit dhe Salierit. Sipas pjesëve të Pushkinit dhe Pitër Shafërit lindi spektakli muzikor e teatral “Mozart dhe Salieri”. Më vjen mirë për pjesëmarrësit e rinj në këtë spektakël. Ata do të interpretojnë në skenën e festivalit së bashku me aktorët e njohur bullgarë Kamen Vraçanski dhe Asen Bllateçki. Ky spektakël përgatitet në bashkëpunim me Operën e Ruses nën dirigjimin e Bina Harallampevës. Pikëpamja e saj është interesante dhe mendoj se do t’i pëlqejë publikut.”
Mysafire e posaçme e “Festave të Mozartit” është këngëtarja e parë e operës italiane Bruna Balioni. Në Pravec ajo do të udhëheqë një klasë për këngëtarë të rinj, të cilët në fund do të japin koncert. Brenda festivalit do të projektohen spektakle ku Bruna Balioni i është ngjitur skenës botërore.
“Kemi kohë të gjatë që njihemi me këngëtaren e operës italiane. Kur unë bëja hapat e parë të karrierës sime, Bruna Balioni kishte kënduar në “La Skala” në Milano – kujton Hristina Angellakova. – E njoh kreativitetin e saj. Ajo është një person i cili mund t’u japë shumë të rinjve, prandaj e ftova në Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e festivalit
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..