Struma është duke kënduar dhe festuar, sepse në mes të gushtit në fshatin Nevestino të rrethit të Kjustendilit në Bullgarinë Perëndimore po zhvillohet festivali i emrit të lumit, i cili kalon përmes fshatit. Sivjet festimet filluan që më 15 gusht, kur është festa e bashkisë. Sipas kalendarit të krishterë kjo është Fjetja e Hyjlindëses Mëri. Emrin “Shën Mëria” e ka një kishë e Mesjetës së vonshme, e cila kishë është monument i kulturës dhe ndodhet afër fshatit Pastih të baskisë së Nevestinos. Tubimi do të shndërrohet në një takim muzikor, i cili do të grumbullojë grupet amatore dhe interpretuesit individualë nga të gjitha vendbanimet nëpër rrjedhën e lumit Struma. Ditët e festivalit folklorik janë 16 dhe 17 gushti.
“Ky është edicioni i nëntë me radhë i festivalit “Struma këndon” – tregon Antoaneta Georgieva, sekretare e bashkisë. – Në vitin 2006 bashkia e Nevestinos rimëkëmbi festivalin folklorik, pas një pauze të gjatë. Unë dhe kolegët e mi jemi duke punuar mbi këtë aktivitet me një entuziazëm të madh. Qëllimi ynë është që të ketë më shumë grupe amatorësh, të cilët të marrin pjesë në aktivitet. Ftojmë çdo një institucion, çdo një shkollë, dhe klub, ku zhvillohet folklori ynë për të qenë të pranishëm në “Struma këndon”. Sivjet do të ketë 1 500 pjesëmarrës, të cilët do të kenë shfaqje në vazhdim të dy ditëve. Festivali zhvillohet nën patronazhin e kryetarit të bashkisë inxhinieri Dimitër Stamenov. Skena e tij është në parkun e fshatit Nevestino, afër Urës mesjetare Kadin, të ndërtuar në vitin 1470. Sipas traditës do të marrin pjesë dy formacionet muzikore të fshatit: ansambli koreografik i fëmijëve pranë vatrës kulturore “Prosveta” (“Iluminizmi”) dhe grupi i këngëtareve. “Struma këndon” ka karakter konkursi. Dhe meqenëse në të marrin pjesë këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë, edhe në juri ka përfaqësues të çdo një prej këtyre sferave.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..