Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në harmoni me tokën dhe qiellin – fshati ekologjik Azareja

БНР Новини

Vallë, a është e mundur, që arti i lashtë kinez feng shui të përmirësojë shëndetin dhe ta bëjë njeriun një personalitet më të lumtur dhe më të përkryer? Një nga mënyrat, që kjo të zbulohet është që për disa ditë ai të qëndrojë në zemrën e Ballkanit të Trojanit dhe më saktë në fshatin ekologjik Azareja. Këtu gjithçka është rregulluar në përputhje me estetikën, e cila harmonizon ligjet e Tokës me ata të qiellit ose thënë me fjalë më të thjeshta, rregullimi është i tillë, që njeriu të jetojë në pajtim me veten dhe me ambientin rrethues. Të paktën kështu premtojnë pronarët e këtij vendbanimi unik eksperimental për vendin tonë.

СнимкаAzareja është një emër tingëllues, për të cilin supozohet, se prejardhjen e ka në gjuhën e trakëve të lashtë. Me këtë emër stërgjyshërit tanë quanin yllësin Arushën e Madhe, ndërsa vet fjala do të thotë “ndriçues, dritëshumë, shkëlqyes”. Dhe në të vërtetë, nga lartë ky vendbanim i vogël, me shtëpizat e rregulluara në formë rrethi i ngjan një grumbull yjesh. Mirëpo, a është kjo një përshtatje e padashur. Doemos jo. Sepse në Azareja asgjë nuk është e rastësishme. Çdo detaje në të është e njësuar me njohuritë e më të lashta për ruajtjen e energjisë pozitive. Duke filluar me vet shtëpizat. “Nëpërmjet arkitekturës dhe ndërtimit krijuam një vend, i cili të ndikojë mbi shëndetin, potencialin krijues dhe psikikën e njerëzve” – shpjegon inxhinieri i ndërtimit Svetosllav Vëllçev, menaxher i fshatit. Sipas tij në pjesën dërmuese të blloqeve me apartamente dominon betoni, kallëpet dhe armatura hekuri. Ka raste kur materiali prej të cilit janë të ndërtuara shtëpitë tona përmban copëza radioaktive ose copëza të tjera të dëmshme për shëndetin, për të cilat edhe nuk supozojmë. Ja përse ngandonjëherë nuk e ndjejmë veten mirë në apartamentet prej betoni dhe kemi nevojë të shkojmë jashtë në mesë të natyrës. Pronarët e këtij vendpushimi kërkojnë ndihmë te natyra dhe te njohuritë e njerëzve të lashtë për lidhjet e energjisë tokësore dhe asaj qiellore.

СнимкаProtobullgarët jetuan në shatra, eskimezët – në banesa speciale të quajtura iglu, indianët e Amerikës Veriore – në vigvame. Mirëpo, çfarë të themi për piramidat në Egjipt? Është e qartë, se paraardhësit tanë e dinin si të ndërtojnë dhe çfarë proporcione të ketë ndërtesa. Dhe të gjitha ato konstruksione janë të rrumbullakëta ose në formë të konit, siç janë gjashtë shtëpizat në Azareja. Shtëpizat e vogla të drunjta janë të ndërtuara ashtu, që të formojnë një rreth në qendrën e të cilit ka një strukturë të vogël në formë piramide. Ajo përbën qendrën e fshatit. Sipas ndërtuesve ky konstruksion krijon kushte për tërheqjen e forcës kozmike dhe për neutralizimin e rrezatimeve të dhembshme teknologjike. Krahas kësaj në shtëpizat janë të rregulluara kristale natyrore nga mali. Konsiderohet, se ata gurë të çmuar ndihmojnë simbiozën midis energjisë tokësore dhe asaj kozmike.

Снимка“Azareja është një vendbanim i vogël ekologjik, në të cilin kemi gërshetuar parimet e filozofisë së lashtë kineze feng shui, të shkencës vedike për pozicionimin e ndërtesave, si dhe njohuritë për piramidat – tregon Svetosllav Vëllçevi. – Njeriu, kur hyn brenda zbulon se është një rregullim jo standard, komod, i bukur. Mirëpo, kjo është ana e jashtme. Është interesante, se ata, që qëndrojnë më gjatë në këtë vendbanim fillojnë të ndjejnë veten më mirë dhe gjendja e tyre shëndetësore përmirësohet. Kemi bërë analiza të fushë së energjisë së miqve tanë. Rezultatet tregojnë, se sistemi i lëvizjes së energjive në organizmin e njeriut normalizohet.Fillon një zhbllokim i meridianëve energjetikë në sistemin e çakrave të njeriut. E gjithë kjo është një premisë për mjekimin jo vetëm të problemeve shëndetësore por edhe të çekuilibrit të organizmit.”

СнимкаAzareja shtrihet afër fshatit Gorni Trape në zemrën e malit Ballkan, larg qyteteve të mëdha dhe ndotësve industrial. Mëngjesin kudo përreth dëgjohet cicërima e ëmbël e zogjve. Gjatë vapës së verës këtu ka freski. Ajri është i pastër dhei mbushur me erën e rrëshirës së pishave. Në rajon ka shumë shtigje malore, që gjarpërojnë përmes pyjeve dhe e çojnë njeriun te kënde të bukura dhe të egra. Në këtë vendbanim ekologjik organizohen leksione dhe seminare i kushtuara mënyrës natyrore të jetesës. Vijnë miq – lektorë dhe specialistë nga mbarë vendi. Njerëzit stërvitin joga, arte luftarake, praktika të meditimit, ushqim shëndetësor e kështu me radhë... Dhe ideja është që njeriu jo vetëm të vijë këtu të pushojë në mesë të natyrës së bukur të Ballkanit të Trojanit, por edhe të zbulojnë diçka për veten dhe për botën përreth. Në këtë mënyrë njeriut i krijohen mundësi të mendojë prioritetet jetike dhe të kapërcejë inercinë e jetës së përditshme të tensionuar. Nuk është sekret se sot po rritet numri i atyre njerëzve, që shfaqin interes të theksuar ndaj këtyre llojeve turizmi – në qendrën e të cilëve është kujdesin për shëndetin.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD