Të zbutur akoma në zanafillën e njerëzimit, qentë janë mes kafshëve të parë shtëpiak dhe sipas të dhënave arkeologjike marrin pjesë në qytezat më të hershme njerëzore. Në fenë e bullgarëve të lashtë, qeni është një kafshë e shenjtë. Disa studiues supozojnë se, në kalendarin e lashtë 12 vjeçar bullgar, të ngjashëm të atij kinez, ka pasur një vit të qenit. Nga periudha e Mesjetës datojnë piktura-grafitë me pamjen e qenit mbi portat e oltarëve në kisha, si dhe mbi murrët rrethues të kishave dhe të manastireve – mbase për shkak të rolit të tij të një mbrojtësi.
Lidhja e thellë midis njeriut dhe qenit shpjegohet në një legjendë folklorike: Kur Zoti e ka krijuar njeriun nga balta, e ka mbështetur për t’u tharë në diell. Ka kaluar Djalli ziliqar dhe kur ka parë krijesën e Zotit, e ka pështyrë. Ka rastisur që pështyma ka rënë në mesin e barkut të njeriut. Menjëherë pasi ka mësuar nga engjëjt për veprën e djallit, Zoti ka urdhëruar ta heqin pështymën dhe në vendin ku ka qenë ajo ka mbetur një gropë – kështu është formuar kërthiza. Kur Krijuesi i ka futur shpirt krijesës së vet, është ngjallur dhe copa e vogël prej balte, e përzier me pështymën e djallit, dhe prej saj është formuar qeni. “Prandaj tani qeni e do kaq shumë pronarin e vet, dhe atëherë kur ai e rreh”, përfundon legjenda. Me këtë përfytyrim lidhet bindja se, qeni asnjëherë nuk e tradhton dhe nuk e dorëzon njeriun – që aty vjen dhe shprehja besnik si qen.
Sipas një historie tjetër, njëherë Zoti i ka ndihmuar një bariu të kullosë kopenë e tij. Ka ardhur ujku, i cili ka dashur të marrë si taksë/peng delen më të mirë të kopesë. Zoti i ka propozuar një kafshë të dobët dhe të sëmurë, por ujku nuk ka qenë dakord dhe është munduar ta rrëmbejë delen. Atëherë Zoti ka krijuar qentë e stanit – nga dorashkat e veta ose prej dy gurëve – dhe i ka porositur t’i dëbojnë ujqërit dhe ruajnë kopenë. Kështu qeni, i krijuar nga Zoti, i kundërvihet ujkut si krijim të të Pabesit dhe afirmohet si shoku i parë, ndihmës dhe mbrojtës i njeriut.
Supozohet se, qeni e mbron pronën, mallin dhe njerëzit jo vetëm nga kafshët grabitqar, por dhe nga njerëzit e këqij. Populli beson se, qeni e ndien se kush vjen në shtëpi me qëllime të mira dhe kush do që të bëj ligësi. Kundër të mirëve leh pak dhe shumë shpejt zbutet, kurse drejt njerëzve të këqij hidhet dhe përpiqet t’i kafshojë. Janë regjistruar shumë tregime për raste konkrete, në të cilat qenë i shpëtojnë pronarët e vet nga hajdutët, të cilët kanë ardhur në shtëpi si miq me qëllim të grabisin dhe të vrasin gjatë mbrëmjes.
Përveç kafshëve të egër dhe njerëzve të këqij, qeni dëbon dhe forcat e këqija të ardhura nga bota e përtejme të bëjnë belara. Shumë të vlefshëm janë qentë të lindur gjatë ditës së shtunë, si dhe ata të cilët kanë “katër sy” – dy vula të ndritshme në lëkurë mbi sytë. Mendohet se ata shikojnë vampirët, sëmundjet dhe demonët e tjerë dhe i mbajnë larg nga shtëpia. Detyra e rëndësishme e qenit mbrojtës gjen shprehi në gjëegjëzën: Ditë e natë gjithmonë ka punë.
Për shkak të vendit të vet në botën e fshatarit qeni merr pjesë në rite dhe festa. Në Natën e Buzmit, si dhe në Ditën e Shën Gjergjit, përgatitet një bukë rriti e posaçme të quajtur koshara. Në të formohen bariu me shkop, delet dhe qentë. Besohet se, topat e bukës, të cilat do të thonë qentë, të mbrojnë dhe shërojnë . Prandaj ato u jepen qenve mbrojtës dhe ruhen gjatë gjithë vitit si ilaç për njerëzit dhe kafshët. Për nder të qenit është caktuar një festë e posaçme – e ashtuquajtura e hënë e qenit – kjo është dita e parë pas të Lidhurave të Djathit, kur fillon Kreshma e Madhe. Atëherë në bishtin e qenit lidhen katruve të vogla plotë me hi ose bëhen kuluvarse të posaçme në të cilat kafshët tunden për shëndet. Kjo traditë e njohur si tundja e qenve është e ruajtur dhe deri më sot në fshatin Brodillovo.
Si pjesa më e madhe e pamjeve folklorike, ajo e qenit përfshin jo vetëm karakteristika pozitive por dhe negative. Tregohet për shembull se vampiri dhe talasemi nga njëherë shfaqen në pamjen e qenit të zi, kurse kur qeni kapërcen një të vdekur, ai do të bëhet më vonë vampir. Në nivelin e fjalimit të thjeshtë qeni paraqitet si pamja e kafshërisë, si kundërvënie e njerëzores, që aty dhe të shprehive të shumta si: jetë qeni, e ftohtë qeni, vet si qen, të vdesësh si qen e të tjera. Kuptime edhe më negative ka pamja e qenit femër (kudër) kjo lidhet më tepër me gratë që kanë një karakter të keq dhe një sjellje jo të mirë, kurse thënia bir qeni konsiderohet si një thyerje mjaft serioze.
Qenit i vishen dhe disa cilësi njerëzore si agresivitet . Foljet leh dhe bëj ham-ham janë sinonime me “bëj sherr”, “akuzoj”, “kërkoj të bëj sherr”. Në këtë kuptim janë dhe frazat “Leh si një qenush i vogël, “E kafshojnë njëri-tjetrin si qentë përmes gardhit”, “Luftojnë për kockën”. E njohur është përralla për qenin e uritur i cili ka kaluar përmes lumit me një kockë në gojë. Kur ka parë pamjet e tij në ujë, qeni ka menduar se aty ka një qen tjetër me një kockë më të madhe nga kocka e tij. E ka lëshuan kockën e tij dhe është hedhur në ujë, që të marrë kockën e qenit tjetër. Kuptohet se nuk ka mundur të kap asgjë, kurse ujërat e shpejta të lumit e kanë marrë me vete dhe kockën e tij.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..