Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stella Eneva – lejdi e hekurt e atletikës bullgare

БНР Новини
Foto: BGNES

Në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë për sportistë me aftësi të kufizuara në Suonsi të Britanisë së Madhe, nga 19 deri më 23 gusht, Bullgaria u prezantua tepër denjë. Atletët bullgarë morën 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta. Bullgarja Stella Eneva u bë mbajtëse e dy medaljeve të arta – në hedhjen e diskut me arritje më të mirë personale nga 31.88 metra dhe në shtytjen e gjyles me arritje personale për sezonin nga 10.58 metra. Frymëzojnë forca e shpirtit dhe energjia pozitive e kësaj sportiste paraolimpike. Pasi lindi me një e metë trupore, që nga bebja këmbët e saj nën gjunjët mungojnë, ajo filloi të ecte me proteza.

“Nuk desha t’i jam barrë askujt. Desha të provojë, se sa i vështirë të jetë, njeriu mund të përballojë çdo peripeci – është e bindur Stella. – Sado përpjekje të më kushtoj, unë mund të arrij gjithçka, që mund të bëjë një njeri i shëndosh.”

Mbaroi arsimin e lartë, specialitetin “Llogari”, por shifrat nuk arritën të provokojnë interesin e saj. Ajo ëndërronte për një jetë aktive. Ndoshta për këtë arsye u orientua te sporti. Në fillim kështu në shaka, por doli, se ky është fati i saj. Mbaroi arsimin e dytë të lartë në Akademinë Kombëtare Sportive me diplomën e trajnerit. “Kur nis një punë ia kushtohem fund e krye. Kam dëshirë të mësoj gjëra të reja, të arrij majën”, rrëfen Stella, biografia e së cilës bënë përshtypje. U bë nënkampione në Pekin vitin 2008, mori dy medalje të argjendta në Londër vitin 2012, tre herë u bë Sportist me Aftësi të Kufizuara të Bullgarisë – vitet 2010, 2012 dhe 2013, është qytetare nderi e qytetit të lindjes Varnë. Për pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në Suonsi Stella Eneva tregon:

“Një sportist kurrë nuk është i kënaqur nga vet vete, nga vendi, që ka marrë ose nga rezultatet e arritura. Mirëpo, për pjesëmarrjen time në Suonsi mund të them se arrita rezultate të shkëlqyeshme. Që nga fillimi i vitit në garat marr pjesë me një teknikë të re. Kam një karrige të re dhe këmbët nuk përfshihen në përpjekjet, që bëj në dy disiplinat, që ushtroj. Punoj vetëm me dorën, me muskujt e barkut dhe e kurrizit. Kështu që ky është një fillim i ri. Dhe medaljet që mora kanë një rëndësi të madhe për mua.”

Çmimi i çdo medalje është shumë i lartë – disiplinë e fortë, punë këmbëngulëse. Një problem për sportistët me aftësi të kufizuara është financimi i thjeshtë nga ana e shtetit. Donatorë pothuajse nuk ka. Sportistët paraolimpikë bullgarë vet duhet të bëjnë investime në përgatitjen e tyre. Protezat me cilësi të larta, për ngarkime të mëdha, gjithashtu janë një investim të shtrenjtë. Një problem tjetër në Bullgari është, se nuk janë shumë trajnerët, që mund të punojnë me njerëzit me aftësi të kufizuara. Ata jo vetëm që duhet të jenë trajnerë të mirë, por duhet të jenë edhe psikologë. Vetëm kështu do të jenë në gjendje të komunikojnë me një sportist të tillë dhe të orientohen në mundësitë dhe perceptimet e tij.

“Trajneri im është ish mjeshtër i sportit, por në fillim kishte vështirësi, përderisa u adaptua me mua – tregon Stella. – Kur mungojnë këmbët edhe perceptimi është krejt i ndryshëm. Kështu që kaloi kohë përderisa filluam të arrijmë rezultate në sajë të bashkëpunimit. Për çdo garë bëjmë ndryshimet, që mendojmë, se janë të domosdoshme – në karrigen, në teknikën ose në programin. Dhe e bëjmë këtë, që të arrijmë rezultate. Por është shumë e vështirë, sepse një sportist duhet të disponojë një ekip të mirë – masazhier, mjekë.”

Plot kurajë, Stella dëshiron t’u dhurojë edhe të tjerëve. Në Varnë krijoi një klub sportiv për njerëzit me aftësi të kufizuara “Atlant”. Pranë tij ka edhe një sallë fitnes, të cilën njerëzit me aftësi të kufizuara e shfrytëzojnë falas.

“Çdo njeri duhet të gjejë idhullin e tij, ose të zbulojë atë, me të cilën ka dëshirë të merret. Vetëm kështu mund të dalë nga depresioni dhe të mos mendojë për të metën e tij. Kështu që gjithçka varet nga vet ai – rrëfen Stella. – Duhet të posedosh një vullnet të fortë. Dhe mund të them se u kam ndihmuar shumë njerëzve. Për ne sporti është një lloji fizioterapie, që të mos atrofizohen muskujt. Bota ka nevojë për çdo njeri. Njeriu vet duhet të gjejë vendin e vet në këtë botë. Dhe kjo mund të bëhet vetëm në se ai kërkon dhe bën atë për të cilën interesohet.”

Qëllimi tjetër i madh i saj është titulli i Olimpiadës në Rio vitin 2016. Le t’i urojmë asaj sukses!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD