Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri ditë argëtim me muzikë popullore në Nedelino

БНР Новини
Foto: sabori.bg

Gjatë muajit shtator në qytezën piktoreske Nedelino të maleve Rodope grumbullohen dashamirësit e folklorit. Aty nga data 5 deri më 7 shtator organizohet Festivali Ballkanik i Folklorit i cili festival është me karakter gare.

Më shumë rreth aktivitetit kulturor na sjell kryetari i Nedelinos, z. Stojan Beshirov: “Ky është edicioni i dytë i Festivalit Ballkanik të Folklorit. Sivjet formacionet të cilat do të garojnë në sheshin kryesor të qytezën janë rreth 180. Presim pjesëmarrës nga Greqia, Rumania, Serbia, Moldavia, Maqedonia dhe Turqia. Për herë të parë do të marrin pjesë artistë nga Irani. Bëjmë çdo gjë që është e mundur për të treguar mikpritjen me të cilën karakterizohen banorët e maleve Rodope. Pjesëmarrësit do të vendosen në hotelet në qarkun e Smoljanit. Edhe më herë e kemi organizuar festivalin, bile ka 12 vjet që ekziston, por përpara ishte kombëtar, jo ndërkombëtar. Sivjet do të ketë klasifikim të veçantë për formacionet e valleve popullore. Ato do të vlerësohet nga një juri ekspertësh. Më të mirët do të shpërblehen me para. Fituesit e kategorive të tjera do të marrin medalje dhe mirënjohje. Mikpritësit e aktivitetit gjithashtu do t’i ngjiten skenës së festivalit. Në qytezë ruhet i ashtuquajturi “këndim dyzërash” , shumë karakteristik për malet Rodope dhe i përfshirë në regjistrin kombëtar të trashëgimisë kulturore jo materiale. Sivjet priten më se 30 mijë pjesëmarrës dhe mysafirë. Në kuadër të festivalit do të shënohen dy datë të rëndësishme – 80 vjet nga emërtimi i vendbanimit Nedelino dhe 40 vjet nga shpallja e tij qytezë.”

Dikur Ndelino është quajtur Uzën dere. Fjala është turke dhe do të thotë “përroska e gjatë”. Sot emri Nedelino ka të bëjë me majën “Shën e Diela” ku shtrihet qyteza. Sigurisht të gjithë e lidhin vendbanimin me “këndimin dyzërash” që e përmendëm më lartë. Zakonisht në këtë lloj këndimi zëri i parë është ai kryesori, ndërsa tjetri e ndjek të parin. Studime në rajon ka bërë akademiku folklorist Nikollaj Kaufman. Ai e ka përkufizuar Nedelino si “një ishull dyzërash mes detit e një zërit të folklorit të maleve Rodope”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD