Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi edicioni i XV-të i Konkursit Ndërkombëtar të Këngëtarëve të Rinj të Operës “Boris Hristov”

БНР Новини

Në një periudhë, kur kultura qëndron jashtë temave të përditshme, një konkurs me histori të pasur provokoi interesin e shoqërisë. Festivali për Këngëtarë të Rinj të Operës me emrin e basit të famshëm bullgar Boris Hristov u përfshi në kalendarin e shfaqjeve muzikore, me të cilat shënojmë përvjetorin e 100-të të lindjes së tij. Organizatorë ishin Fondacioni “Boris Hristov” dhe Opera e Sofjes, e cila iu siguroi skenë pjesëmarrësve të rinj nga Bullgaria, Rusia, Britania e Madhe dhe Bjellorusia.

Juria, me kryetare mexosopranoja dhe pedagoge vokale Aleksandrina Millçeva, nuk dha Çmimin e Madh e konkursit. Kjo për arsye, se tre nga këngëtarët, që dërguan incizimet e tyre për raundin e parë të konkursit, pas kësaj u diskualifikuan. Dy këngëtarët e tjerë arritën finalin dhe zunë vendet e para. Çmimin e parë dhe medaljen e artë iu jepen baritonit nga Rusia Konstantin Brzhinskij. Ai mbaroi Fakultetin Vokal të Konservatorit Shtetëror të Kazanit në vitin 2006. Pas kësaj vazhdoi studimet në Moskë në Qendrën e Këndimit Operistik Galina Vishnevska. Pran saj ka një teatër, në të cilin baritoni i ri rikrijoi rolet e para. Konstantin Brzhinskij nuk është për herë të parë në Bullgari. Ai u bë mbajtës i çmimit të dytë të Konkursit të X-të Ndërkombëtar “Shpresa dhe Talente, Mjeshtër 2005”. Pas baritonit rus u radhit bullgari Deljan Sllavov – bas.

Deljan Sllavov (majtas) dhe Konstantin Brzhinskij“Gëzohem shumë, se Deljani u prezantua aq mirë – pohon kryetarja e jurisë Aleksandrina Millçeva. – Ai posedon një zë të mrekullueshëm dhe si këngëtar zhvillohet tepër mirë. Duhet vetëm të përsosë virtytet e tij muzikore. Jam optimiste, sepse ai është një këngëtar i ri, i cili mezi tani do të zhvillojë talentin e tij. Më preokupuan interpretimet e tij dhe jam shumë e lumtur, se dëgjova një zë të tillë bullgar. Mund të them, se disa prej pjesëmarrësve kanë potencial të pazhvilluar. Ata posedojnë zëra të mrekullueshëm dhe kanë teknikë të mirë. Edhe dy prej këngëtareve bullgare kanë virtytet e domosdoshme, por ato duhet të punojnë me këmbëngulje, që të shndërrojnë zërat e tyre në një instrument të përkryer. Ato nuk duhet t’iu shpresojnë vetëm forcës së zërit. Me rëndësi është interpretimi, për të cilin kërkohet një kulturë vokale. Për herë të parë raundi i tretë i konkursit ishte interpretim në shoqërim të orkestrës, nuk përbëhej në pjesëmarrje në një spektakël. Kjo u diktua nga probleme financiare. Megjithatë kjo është një mënyrë e mirë, e cila tregon kush ka virtytet e domosdoshme artistike dhe muzikore për skenën.”

Nona Krëstinkova (majtas) dhe Natalija DmitrievskajaJuria nuk dha çmimin e parë në konkurrimin e grave. Çmimin e dytë e mori sopranoja ruse Natalija Dmitrievskaja, ndërsa atë të tretë – bullgarja Nona Krëstinkova. Dekoratën për interpretim më të mirë të këngës bullgare e mori Ekaterina Kuprievskaja nga Bjellorusia, ndërsa për shoqërim më të mirë iu dorëzua pianistes Miglena Sllavova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: operasofia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD