Përgjigja e kësaj pyetje të shtruar nën formën e pyetjes së njohur të Hamletit sikur nënkuptohet. Të jesh, do të thotë të votosh. Shpesh herë në prag të zgjedhjeve mund të dëgjohet, se votimi është detyrë e çdo qytetari. Ai që ndihet i tillë duhet të ushtrojë të drejtën e tij.
“Jam larg mendimit të akuzojë qytetarët, sepse nuk është e drejtë – është i mendimit prof. Antoni Todorov, pedagog në Universitetin e Ri Bullgar. – Që votimi të jetë detyrë e qytetarëve, ata duhet të jenë të bindur, se votimi ka kuptim. Në prag të zgjedhjeve shumë prej qytetarëve duhet të kërkojnë një përgjigje që nuk është fare e lehtë. Jo për arsye, se nuk u besojnë politikanëve dhe premtimeve të tyre. Arsyeja është tjetër – sovrani me votën e tij shpreh diçka të rëndësishme për vetën e tij. Ai e bën që të mund të thotë – këto janë qëndrimet e mia dhe prandaj unë votoj. Dua t’u them politikaneve, të cilët mendojnë, se zgjedhjet janë një farë besimi ndaj tyre i dhënë paraprakisht. Këta politikanë duhet të lirohen nga këto iluzione. Qytetarët votojnë për të shprehur vetën e tyre. Por qytetarët mund të mos votojnë gjithashtu për të shprehur vetën e tyre. Ndër njerëzit që nuk votojnë dominojnë ata që kanë interes ndaj politikes. Pikërisht për këtë se ndjekin jetën politiken dhe gjithçka që ndodhet në të, ata refuzojnë të votojnë.”
Në prag të zgjedhjeve shumë njerëz i shtrojnë vetes pyetjen – a ka kuptim të votohet, si të bëjmë zgjedhjen tonë?
“Nuk ka recetë të gatshme – përgjigjet prof. Todorovi. – Secili ka qëndrim të vet ndaj kandidatëve dhe subjekteve politike. Zgjedhjet në përgjithësi gjithmonë janë një kompromis i madh. Kjo vlen edhe për ata që nuk votojnë, sepse rezultati është rezultat i sjelljes sonë kolektive. Kohën e fundit u dëgjuan shumë kërkesa dhe propozime, sidomos gjatë vitit të protestave masive, se në Parlament dhe në institucionet shtetërore duhet të hyjnë njerëz të denjë. Njerëz që nuk do të abuzojnë me pushtetin dhe do të kujdesen për shoqërinë. Në këtë situatë qytetarët kanë në dispozicion një instrument të vetëm – të ushtrojnë presion mbi partitë që politikanët të përzgjedhin njerëz të tillë, të cilët konsiderohen nga shoqëria si të denjë dhe qëllimmirë. Me rëndësi më të madhe është të jenë të denjë, sesa profesionistë. Sepse një profesionist që nuk është i denjë mund t’i shkaktojë shoqërisë shumë dëme. Shoqëria duhet të ushtrojë presion të fortë mbi qeveritarët, duke përfshirë kërcënimet për zgjedhje të parakohshme. Në këtë mënyrë ndoshta do të disiplinohet klasa politike dhe ajo do të jetë më e kujdesshme në përzgjedhjen e liderëve të saj politikë, të deputetëve.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..