Shumë mund të flitet për fshatin e vogël Bunovo, i cili është vendosur në lokalitetin “Gëlëbec”. Dikur këtu ka kaluar rruga më e vjetër përmes malit Ballkan drejt Sofjes. Panorama e bukur që hapet nga rruga drejt fshatit ngjan një kartoline reklamuese, e cila duhet t’i detyrojë turistët të ëndërrojnë për jetesë në mes të natyrës së pastër, gurgullimeve të lumit dhe tingëllimit të zileve të bagëtisë që kthehet në mbrëmje nga kullotat përreth fshatit.
Është i nevojshëm vetëm një qëndrim i shkurtër në Bunovo që të kuptojmë, se këtu jetojnë njerëz të urtë, të cilët ruajnë amanetin e paraardhësve të tyre. Me mirënjohje dhe kujdes sillen ata ndaj kujtimit të heronjve që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane. Heroizmit të tyre u janë kushtuar jo një, por tre monumentet në fshat. Jo rastësisht në rajonin e Bunovos është ndërtuar kompleksi memorial “Vasill Levski”, ku mblidhen njerëz me qëndrime patriotike gjatë të gjithë vitit. Ky është njëri prej monumenteve më madhështore të Apostullit të lirisë. Është ndërtuar në vitin 2008 me ide të historianit të njohur Dojno Dojnov i cili ka lindur këtu. Që këtu fillon Srednogorie, rajoni ku lindet dhe zhvillohet lufta për çlirim në shekullin e XIX. Nga piedestali i lartë na shikon skulptura monumentale e Levskit, e drejtuar me fytyrë drejt Srednogories revolucionare. Njerëzit në Bunovo rrëfejnë, se natyra përreth e ka emocionuar dikur poetin tonë revolucionar Ljuben Karavelov dhe kështu janë lindur vjershat e tij emblematike “I bukur je, moj pyll”, që këndohen me emocion nga çdo bullgari.
Nuk kalon asnjë ditë që ndonjë mysafirë nga Sofja të mos shfaq dëshirë për të blerë pronë në fshat. Banorët vendas janë zotërinj të mirë, kjo duket nga panorama përreth lumit Bunovçica, e cila kalon pranë shtëpive të njerëzve. Shtrati i lumit është i pastruar dhe i fortifikuar mirë dhe nuk shkakton frikë për përmbytje eventuale, ndryshe nga përrenjtë e tjerë bullgar. Përshtypje të madhe bën edhe pamja e urës gjigante ku kalon linja hekurudhore dhe e cila është vendi i dashur për adhuruesit e kërcimeve ekstreme me bungee që shpesh herë vijnë në fshat.
Por ajo që bën përshtypje më të madhe secilit që ka ardhur këtu janë vendasit që janë mikpritës dhe mendjemprehtë. Ata mblidhen në mbrëmje në sallonin e vatrës së kulturës për të mësuar këngë të re ose për të përgatitur zhvillimin e ndonjë feste. Ndërsa grupi vendas për folklor autentik me emrin atraktiv “Sokollov kamik” na magjeps me këngët e tij. Koristët kanë mision – të mbledhin këngë të vjetra nga dorëshkrimet e mbetura të gjysheve të tyre. Për pasionin e njerëzve vendas të ruajnë kulturën dhe traditat tregon Milena Petrovska, kryetare e vatrës së kulturës “Svetlina”(“Drita”):
“Grupi ka një repertor interesant, di shumë këngë. Bashkë saktësojnë tekstet, rikujtojnë këngë të harruara. Vatrës së kulturës iu bashkua edhe një grup prej 40 vetash që përfaqësojnë traditën e vjetër të lojërave maskarade, të veshur me kostume autentike dhe maska interesante. Duam që të zgjerohet veprimtaria e vatrës së kulturës, por për fat të keq kemi shumë pak të rinj. Bëjmë përpjekje t’i bindim në nevojën e ruajtjes së kulturës popullore. Sepse jo vetëm në Bunovo, por edhe në shumicën e fshatrave në vend, origjinaliteti i kulturës popullore fillon po harrohet dhe të moshuarit nuk kanë kujt t’i besojnë trashëgimin popullor.”
Në grupin për folklor autentik këndon Petrana Raçeva, pasardhëse e fisit Kasabovi, i cili ka histori të pasur dhe personalitete të dalluar. Ka bërë pemën gjenealogjike dhe më shumë krenohet me takimin e tërë farefisit që ka organizuar gjatë këtij viti në oborrin e shkollës.
“Të gjithë pjesëtarët janë të arsimuar – tregon për farefisin e saj Petrana Raçeva. – Ndër ta ka inxhinierë, avokatë, agronomë dhe më shumë mësues. Në u mblodhëm në këtë takim jo vetëm për të argëtuar, por për të mbledhur para për restaurimin e kupolës së kishës në fshat. Ajo është kisha e parë në Bullgari, e ndërtuar mbi tokë, jo e groposur në të siç ishin kërkesat e robëruesve osmanë. Sivjet mbushen 180 vjet nga ndërtimi i saj. Shkolla në Bunovo gjithashtu është një ndërtesë me histori. Është vepër e vjehrrit tim, ustait të njohur nga Drjanovo, Raço Stojanov, i cili është pasues i traditave të mjeshtrit të paarritshëm Koljo Fiçeto. E ka ngritur godinën e madhe vetëm për 10 muaj me ndihmën e punës vullnetare të të gjithë bashkëfshatarëve. Për fat të keq, në ditët tona shkolla në Bunovo është boshe, nuk ka fëmijë dhe godina është kyçur.”
Fshati Bumovo gjendet nën majën legjendare Baba, ku ngre shtat monumenti i të rënëve në Luftën çlirimtare ruso-turke (1876-1877). Çdo vit, më 3 mars, dita e Festës sonë Kombëtare, në Bunovo shënohet solemnisht me lule dhe kurora dhe njerëzit e fshatin ngjiten në majë për të nderuar kujtimin e heronjve të rënë për lirinë e Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: wikipedia.org
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin..