Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Bunovo monumentet flasin për shpirtin bullgar

БНР Новини
Foto: arkivi i fshatit Bunovo

Shumë mund të flitet për fshatin e vogël Bunovo, i cili është vendosur në lokalitetin “Gëlëbec”. Dikur këtu ka kaluar rruga më e vjetër përmes malit Ballkan drejt Sofjes. Panorama e bukur që hapet nga rruga drejt fshatit ngjan një kartoline reklamuese, e cila duhet t’i detyrojë turistët të ëndërrojnë për jetesë në mes të natyrës së pastër, gurgullimeve të lumit dhe tingëllimit të zileve të bagëtisë që kthehet në mbrëmje nga kullotat përreth fshatit.

Kompleksi memorial “Vasill Levski”Është i nevojshëm vetëm një qëndrim i shkurtër në Bunovo që të kuptojmë, se këtu jetojnë njerëz të urtë, të cilët ruajnë amanetin e paraardhësve të tyre. Me mirënjohje dhe kujdes sillen ata ndaj kujtimit të heronjve që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane. Heroizmit të tyre u janë kushtuar jo një, por tre monumentet në fshat. Jo rastësisht në rajonin e Bunovos është ndërtuar kompleksi memorial “Vasill Levski”, ku mblidhen njerëz me qëndrime patriotike gjatë të gjithë vitit. Ky është njëri prej monumenteve më madhështore të Apostullit të lirisë. Është ndërtuar në vitin 2008 me ide të historianit të njohur Dojno Dojnov i cili ka lindur këtu. Që këtu fillon Srednogorie, rajoni ku lindet dhe zhvillohet lufta për çlirim në shekullin e XIX. Nga piedestali i lartë na shikon skulptura monumentale e Levskit, e drejtuar me fytyrë drejt Srednogories revolucionare. Njerëzit në Bunovo rrëfejnë, se natyra përreth e ka emocionuar dikur poetin tonë revolucionar Ljuben Karavelov dhe kështu janë lindur vjershat e tij emblematike “I bukur je, moj pyll”, që këndohen me emocion nga çdo bullgari.

Nuk kalon asnjë ditë që ndonjë mysafirë nga Sofja të mos shfaq dëshirë për të blerë pronë në fshat. Banorët vendas janë zotërinj të mirë, kjo duket nga panorama përreth lumit Bunovçica, e cila kalon pranë shtëpive të njerëzve. Shtrati i lumit është i pastruar dhe i fortifikuar mirë dhe nuk shkakton frikë për përmbytje eventuale, ndryshe nga përrenjtë e tjerë bullgar. Përshtypje të madhe bën edhe pamja e urës gjigante ku kalon linja  hekurudhore dhe e cila është vendi i dashur për adhuruesit e kërcimeve ekstreme me bungee që shpesh herë vijnë në fshat.

СнимкаPor ajo që bën përshtypje më të madhe secilit që ka ardhur këtu janë vendasit që janë mikpritës dhe mendjemprehtë. Ata mblidhen në mbrëmje në sallonin e vatrës së kulturës për të mësuar këngë të re ose për të përgatitur zhvillimin e ndonjë feste. Ndërsa grupi vendas për folklor autentik me emrin atraktiv “Sokollov kamik” na magjeps me këngët e tij. Koristët kanë mision – të mbledhin këngë të vjetra nga dorëshkrimet e mbetura të gjysheve të tyre. Për pasionin e njerëzve vendas të ruajnë kulturën dhe traditat tregon Milena Petrovska, kryetare e vatrës së kulturës “Svetlina”(“Drita”):

“Grupi ka një repertor interesant, di shumë këngë. Bashkë saktësojnë tekstet, rikujtojnë këngë të harruara. Vatrës së  kulturës iu bashkua edhe një grup prej 40 vetash që përfaqësojnë traditën e vjetër të lojërave maskarade, të veshur me kostume autentike dhe maska interesante. Duam që të zgjerohet veprimtaria e vatrës së kulturës, por për fat të keq kemi shumë pak të rinj. Bëjmë përpjekje t’i bindim në nevojën e ruajtjes së kulturës popullore. Sepse jo vetëm në Bunovo, por edhe në shumicën e fshatrave në vend, origjinaliteti i kulturës popullore fillon po harrohet dhe të moshuarit nuk kanë kujt t’i besojnë trashëgimin popullor.”

СнимкаNë grupin për folklor autentik këndon Petrana Raçeva, pasardhëse e fisit Kasabovi, i cili ka histori të pasur dhe personalitete të dalluar. Ka bërë pemën gjenealogjike dhe më shumë krenohet me takimin e tërë farefisit që ka organizuar gjatë këtij viti në oborrin e shkollës.

“Të gjithë pjesëtarët janë të arsimuar – tregon për farefisin e saj Petrana Raçeva. – Ndër ta ka inxhinierë, avokatë, agronomë dhe më shumë mësues. Në u mblodhëm në këtë takim jo vetëm për të argëtuar, por për të mbledhur para për restaurimin e kupolës së kishës në fshat. Ajo është kisha e parë në Bullgari, e ndërtuar mbi tokë, jo e groposur në të siç ishin kërkesat e robëruesve osmanë. Sivjet mbushen 180 vjet nga ndërtimi i saj. Shkolla në Bunovo gjithashtu është një ndërtesë me histori. Është vepër e vjehrrit tim, ustait të njohur nga Drjanovo, Raço Stojanov, i cili është pasues i traditave të mjeshtrit të paarritshëm Koljo Fiçeto. E ka ngritur godinën e madhe vetëm për 10 muaj me ndihmën e punës vullnetare të të gjithë bashkëfshatarëve. Për fat të keq, në ditët tona shkolla në Bunovo është boshe, nuk ka fëmijë dhe godina është kyçur.”

Fshati Bumovo gjendet nën majën legjendare Baba, ku ngre shtat monumenti i të rënëve në Luftën çlirimtare ruso-turke (1876-1877). Çdo vit, më 3 mars, dita e Festës sonë Kombëtare, në Bunovo shënohet solemnisht me lule dhe kurora dhe njerëzit e fshatin ngjiten në majë për të nderuar kujtimin e heronjve të rënë për lirinë e Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD