Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria e birrarisë në Bullgari – stabile megjithë krizën

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Gjatë 2013-ës bullgarët kanë pirë më se 511 mln litra birrë, tregojnë të dhënat e Shoqatës së Birrarisë në Bullgari. Për nga shitjet e birrës Bullgaria renditet në vendin e 14-të në BE. Lider i vërtetë për nga të ardhurat nga shitjet është një birrë vendase me traditë shumëshekullore. Bëhet fjalë për markën bullgare “Zagorka”. Në mes të viteve të 90-ta të shekullit të XX-të, markën e mirënjohur që nga koha e socializmit “Zagorka” e bleu kompania holandeze “Heineken”, duke e kthyer atë në birrarinë e parë të privatizuar në vend. Sot, dy dekada më vonë, “Zagorka” është marka numër 1 në tregun bullgar dhe aksionarët korrin sukses pas suksesi.

Si ndodhi kështu që kriza ekonomike e fundit të 2008-ës preku industrinë ndërtimore dhe atë të pasurive të patundshme, por nuk ndikoi negativisht mbi sektorin e birrarisë. Doli se as financat e kufizuara, as papunësia ose mungesa e perspektivës mund ta bëjnë bullgarin që të heqë dorë nga gëzimet e vogla të përditshmërisë. Si p.sh. një gotë birre të ftohtë në shoqëri të këndshme. Ja pse megjithë vështirësitë financiare prodhuesit e birrës regjistrojnë të ardhura të qëndrueshme. Kjo me siguri vlen edhe për markën vendase “Zagorka”.

Deri tani në “Zagorka” janë investuar më se 130 mln euro, 100 prej të cilave janë destinuar për modernizimin e birrarisë. Dy dekadat e fundit “Zakorka” ka regjistruar më se 820 mln euro të ardhura nga shitjet. Gjatë këtyre 20 vjetëve bullgarët kanë pirë 25 mln hektolitra birrë “prodhuar në qytetin Stara Zagora”. “Këto janë më se 1000 pishina olimpike plot birrë” – thotë drejtori ekzekutiv i birrarisë “Zagorka”, z. Nikollaj Mlladenov, duke sqaruar se suksesi ka të bëjë jo vetëm me investimet në procesin e prodhimit të birrës, por edhe me larminë e markave të birrës. “Tradicionalisht bullgari konsumon marka të ndryshme birre. Le të marrim markën “Ariana”. Kjo birrë shitej kryesisht në lagjen kryeqytetase “Gorubljane”. Pastaj e bleu “Heineken” dhe e ktheu atë në njërën nga markat më të preferuara në Bullgari”, vë në dukje z. Nikollaj Mlladenov. Pak a shumë kriza ekonomike ndikon mbi sektorin.

СнимкаCilat janë sfidat për kompanitë e prodhimit të birrës?

“Po të marrim perspektivën e 2009-ës deri tani e gjithë kategoria qëndron në të njëjtat vëllime – thotë z. Nikollaj Mlladenov. – Kjo do të thotë se konsumi është duke u rritur por relativisht jo natyral. Shkaku është se popullsia pakësohet dhe njëkohësisht nuk e rrit konsumin për frymë të popullsisë , por hektolitrat  mbeten të njëjta. Kështu që është vështirë të punohet në një treg të tillë, sepse ai është statik dhe e vetmja gjë në të cilën mund të mbështetësh janë risitë, pra të fitosh pjesë tregu dhe të jesh më efektiv në mënyrën sipas së cilës e bën biznesi. Ndërkaq, po të marrim katër vitet e fundit, do të shohim se “Zagorka” ka 65 për qind të fitimeve të industrisë së birrarisë. Kështu që kompania është fitimprurëse.”

Cili është problemi më i madh për industrinë e birrarisë në Bullgari?

“Është problem fuqia blerëse e bullgarëve e cila fuqi është e kufizuar, sqaron z. Nikollaj Mlladenov. – Nga njëra anë nuk ka rritje në kërkesën e markave, nga tjetra – kërkohen produkte me çmim promocional , pra marka më të favorshme për nga çmimi. Kjo është sfida më e madhe për ne – konsumi i kufizuar dhe paaftësia paguese.”

Ish-drejtori ekzekutiv i “Zagorkës”, holandezi Ruud van Ejnden ka çfarë për të treguar për periudhën 4 vjeçare kur ka qenë përfaqësues i kompanisë “Heineken” në Bullgari. Nuk e fsheh kënaqësinë me rezultatet e arritura.

СнимкаI pyetur a bëhet lehtë biznes në Bullgari, ai u përgjigj kështu:

“Relativisht mirë. Personalisht unë kurrë nuk kam pasur vështirësi të mëdha. Ndonjëherë kam dashur që të keni legjislacion më transparent. Nëse bëhet fjalë për kushtet ekonomike, pas vitit 2009 gjërat në Bullgari ndryshuan. Kriza akoma nuk ka përfunduar dhe kompanitë duhet të mundohen për të ekzistuar. Kjo është një sfidë e vërtetë. Prandaj 5 vitet e fundit në Bullgari nuk ka rritje në të ardhurat e kompanisë, as në konsumin e produktit tonë. Punojmë në një treg i cili është në stanjacion. Kjo nuk vlen vetëm për Bullgarinë, e njëjta gjë vërehet edhe në vendet e tjera ku funksionon kompania jonë.” 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rendimente më të ulëta të rrushit, por interes në rritje ndaj sektorit të verës në Bullgari

Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..

botuar më 25-09-23 6.35.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD
Georgi Përvanov

Ka kthim të ekspertëve bullgarë, por po rritet edhe numri i punëtorëve të huaj

Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..

botuar më 25-09-18 11.53.PD