Komisioni i Dosjeve prezantoi librin e radhës dokumentar të serisë “Nga arkivat e Sigurimit të Shtetit” – “Sigurimi i Shtetit dhe radiostacionet “armiqësore”. Botimi i katërmbëdhjetë përfshin dokumente, të cilët përshkruajnë veprimtarinë e radiostacioneve perëndimore, të damkosur nga pushteti popullor si minuese për autoritetin dhe themelet e rendit socialist në vendet e Bllokut Lindor. Bullgarët, që punuan në të ashtuquajturat “centrale propaganduese”, Sigurimi i Shtetit i quante “tradhtarë të atdheut” dhe “emigrantë armiqësor”. Dhe secili, që i dëgjonte programet e tyre bënte “një krim moral”. Sipas anëtares së Komisionit të Dosjeve Ekaterina Bonçeva, në arkivat e Sigurimit të Shtetit ka të dhëna për 20 “radiostacione armiqësore”, transmetimet e të cilëve dëgjoheshin në territorin e Bullgarisë. Duke gjykuar nga dokumentet, Sigurimi i Shtetit shfaqte interes të theksuar operativ ndaj gjashtë radiostacioneve – “Gorjanin”, “Hristo Botev”, “BBC”, “Evropa e Lirë”, “Deutsche Welle” dhe “Zëri i Amerikës”.
“Sipas Sigurimit të Shtetit qëllimi i këtyre radiostacioneve ishte të minojnë rendin socialist, të demoralizojnë popullin dhe të restaurojnë rendin borgjezo kapitalist – thekson Ekaterina Bonçeva. – Qëndrimi ndaj radiostacioneve të ndryshme dallohej. Padyshim vend qendror në propagandën armiqësore zëntë radiostacioni “Evropa e Lirë”. Për Sigurimin e Shtetit nuk kishte ndonjë radiostacion tjetër të huaj më armiqësor se sa ai. Ai propagandonte mënyrën borgjeze të jetesës, diskreditonte Partinë Komuniste Bullgare dhe rolin e saj udhëheqës, nxiste te forma të ndryshme të provokacioneve, iu shpresonte elementeve me qëndrime reaksionare në Bullgari. Pasi “Evropa e Lirë” ishte një nga radiostacionet më të rrezikshme për regjimin, ndaj tij aplikoheshin metoda të ndryshme të punës. Në libër ka një dokument nga viti 1970. Në të dy herë theksohet, se duhet të fillojë asgjësimi fizik i objektit. Një herë flitet për asgjësim fizik, ndërsa pas kësaj përmendet emri i Todor Zhekovit. Ai kishte dënim me vdekje në Bullgari, dënim ky i cili duhet të zbatohej. Si në dokumentet e lidhura me punën e radiostacionit “Evropa e Lirë”, ashtu edhe në dokumentet për radiostacionin “BBC” ka të dhëna për punën e shkrimtarit emigrant Georgi Markov. Theksohet ndikimi negativ i rubrikës së tij “Kontakte” mbi popullin.”
Që t’i japë fund përhapjes së propagandës armiqësore në Bullgari, Sigurimi i Shtetit aplikoi të ashtuquajturin “qëndrim të diferencuar” të mbytjes së seleksionuar dhe të plotë të frekuencave. Kjo bëhej në varësi të përmbajtjes së programeve. Kishte periudha, në të cilat transmetimet dëgjoheshin lirisht. Por gjatë zhvillimeve në Çekosllavaki të vitit 1968 ato mbyteshin plotësisht. Ndaj radiostacionit “BBC” qëndrimi ishte më i butë, pasi propaganda e tij ishte më “miqësore”. Ndaj radiostacionit “Deutsche Welle” aplikohej politika e diskreditimit, pasi media nxiste qëndrimet antisovjetike. Përveç mbytjes së radiostacioneve armiqësore, Sigurimi i Shtetit fuste agjentë të vet në ta dhe përpiqej të bëjë grindje midis nëpunësve. Veprimet e Sigurimit të Shtetit kundër radiostacioneve armiqësore koordinoheshin me Komitetin e Sigurimit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik dhe dikasteret e sigurimit të vendeve të tjera të bllokut socialist. Mjetet e investuara për mbytjen e zërit të radiostacioneve armiqësore ishin të mëdha, sepse transmetimet e tyre pranoheshin si një kërcënim serioz për Bullgarinë.
“Është e qartë, se nga mediat, vetëm radioja ishte në gjendje të depërtojë dhe të lidhë Perëndimin me vendet socialiste – tregon profesori Georgi Lozanov. – Për këtë arsye këtij ndikimi i caktohej një vend i rëndësishëm. Vetëm radioja ishte ajo, e cila arrinte të kapërcejë perden informative. Ne e kishim të qartë, se jetuam në një botë, që qëndronte përpara një perde informative, por nuk e dinim, çfarë kishte përtej dhe çfarë na thoshte zëri. Të kërkosh dhe të dëgjosh zërin, që vinte nga bota prapa perdes, megjithë edhe të mbytur, mbante një farë romantike. Mirëpo, është e vërtetë, se përveç qëndrimit që ndryshohej, Sigurimi i Shtetit persekutonte edhe auditorin, që e dëgjonte. Në dokumentet flitet për qëndrimin e Sigurimit të Shtetit ndaj problemeve dhe situatave të ndryshme. Ja përse librat me arkivat e Sigurimit të Shtetit duhet të trajtohen më tepër si historia e këtij dikasteri, jo si historia e shoqërisë së atëhershme. Kjo nuk është historia e radiostacioneve të huaja, por historia e akteve të kryera nga Sigurimi i Shtetit ndaj tyre. Prandaj edhe qëndrimi ndaj këtij arkivi duhet të jetë më i vëmendshëm.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..