Gjatë muajit nëntor restorantet e një zinxhiri të njohur kulinar në qytetet Sofje, Varna, Burgas dhe Plovdiv ofrojnë një menu me 12 recete të vjetra nga rajoni i Parkut Natyror “Bëlgarka”. Kjo iniciativë është pjesë e Organizatës WWF-Bullgari “Sekretet kulinare të natyrës”, e cila ka për qëllim rikthimin e racës vendase të deles në mal.
Në rastin tonë ideja lindi jo te mbrojtësit e natyrës, kurse te një zinxhir kulinar, i njohur në Bullgari me sallatat e tij “Kenar”. Këto sallata përgatiten sipas recetave të vjetra bullgare. Firma ka kërkuar prej Fondit Botëror për Natyrën WWF që ai të thotë cilët janë prodhuesit vendas të produkteve natyrale. Më shumë rreth temës, mësojmë nga znj. Rajna Popova: “Me kalimin e kohës ideja u zhvillua. Vendosëm të eksperimentojmë në një gjë më interesante dhe më ambicioze. Ashtu lindi iniciativa “Sekretet kulinare të natyrës”, e cila kombinon mbrojtjen e mjedisit me kuzhinën qytetare. Këto 12 receta tradicionale i morëm nga librat e vjetër kulinarë dhe po ashtu nga vendasit. Patëm dëshirë që gjellët e fshatit të transferohen në qytet ku përditshmëria është tepër e ngarkuar. Pra, të mos i harrojmë traditat në gatim.”
Shumica e recetave janë nga rajoni i qytetit Teteven (Bullgari Veriore) – çorba e kërpudhave, sallata, gjellët në furrë etj. Ndër gjellët e tjera ka kombinime interesante të mishit të derrit, patateve, kumbullave të thara, fasules dhe preshit.
Për sa u përket recetave me mishin e racës së zhdukur të deles karakteristike për malin Ballkan, znj. Popova rrëfen: “Ne duam ta rikthejmë këtë racë deleje në mal, e cila e ka pasur habitat Parkun Natyror “Bëlgarka”. 10 për qind e të ardhurave nga gjellët e përgatitura sipas recetave të fshatit do të ndahen në një fond special për blerjen e qengjave të kësaj race. Qengjat do t’u jepen prodhuesve vendas bujqësorë. Këta të fundit do t’i kultivojnë qengjat në park. Nga ana tjetër kullotat janë të rëndësishme p.sh. për mbrojtjen e llojit të citelit.”
Citeli është ushqim për lloje në zhdukje si shpendët e egër. Po të rikthehet citeli në mal do të shfaqen po ashtu dhe lloje të rralla të shqiponjave dhe grabitqarëve. Fushata ka dhe një efekt tjetër pozitiv, vë në dukje znj. Popova, duke shpjeguar:
“Ideja jonë do të stimulojë një zeje e cila dalëngadalë po pakësohet në vend, qoftë për shkak të shpopullimit, qoftë për shkak të rënies së bagëtisë. Besoj se një ditë në kuzhinat “K-expres” do të ketë produktequmështi, gjalpë dhe djathë nga këto dele në zhdukje, të cilat aktualisht përpiqemi t’i rikthejmë në mal.”
Iniciativa e WWF-së demonstron mundësitë e realizimit të skemave private të pagesave për shërbime ekologjike në Bullgari. Atë e bën në kuadër të projektit “Mbrojtjen e natyrës le ta lidhim me zhvillimin e qëndrueshëm rural.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..