Mbrëmë në Ankara Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin tha se pezullohet projekti i gazsjellësit “Rryma Jugore” i cili duhej të furnizonte me gaz vendet e BE-së dhe i cili duhej të kalonte përmes territorit të Bullgarisë. Për pezullimin e projektit pala ruse fajësoi Bullgarinë, e cila është në varësi të interesave të BE-së dhe nuk sillet si shtet sovran, ka thënë presidenti rus. Ky i fundit bëri me dije se në vend të “Rrymës Jugore” Rusia do të ndërtojë një gazsjellës tjetër i cili do të kalojë përmes Turqisë dhe Greqisë drejt Evropës.
Disa liderë të Perëndimit shpjeguan se gazsjellësi “Rryma Jugore” nuk do të jetë me efekt të dukshëm për sa i përket sigurisë energjetike dhe diversifikimit të traseve të furnizimit me gaz. Sepse Evropa sërish do të furnizohet me gaz rus dhe në fakt do të diversifikohen vetëm trasetë e transportimit të gazit dhe jo burimet.
Disa ekspertë në Bullgari janë të mendimit se vendi do të përfitonte shumë nga gazsjellësi “Rryma Jugore”, sepse furnizimi me gaz do të bëhet direkt dhe jo me anë të ndërmjetësve si Ukrainë. Mirëpo, analizatorët evropianë thanë se furnizimet e drejtpërdrejta me gazin rus do ta bëjnë Bullgarinë plotësisht të varur nga Rusia. Komisioni Evropian nuk mendonte se projekti i gazsjellësit “Rryma Jugore” është i rëndësishëm, edhe pse nuk është në pajtim me legjislacionin evropian. Bullgaria mori vendimin për bllokimin e projektit. Deri në këtë vendim u arrit dhe pas kundërshtimit të dukshëm midis Rusisë dhe Perëndimit për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Kjo është hera e dytë kur Bullgaria duhej të merrte pjesë në një projekt të madh ndërkombëtar të gazsjellësit dhe kur pjesëmarrja e saj dështoi. Disa vite më parë në Bullgari duhej të realizohej projekti i gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline) në vend të projektit “Nabuko Perëndim”, i cili duhej të transportonte gaz nga Azerbajxhani përmes Bullgarisë drejt Evropës. Për herë të dytë Bullgaria është pala humbëse për shkak të konfliktit të interesave midis dy palëve të tjera ndërkombëtare.
Pas pezullimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” Bullgaria patjetër duhet të ndërtojë rrjetet e gazit me vendet fqinje – Rumani, Turqi, Greqi. Nënkuptohet se më e mira do të ishte po të gjenden burimet e gazit natyror në territorin e Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..