Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Dragostinfolk“ shënon përvjetorin e vet të 20-të

БНР Новини
Foto: BulFoto

Formacioni folklorik “Dragostinfolk” shënoi përvjetorin e tij të 20-të me një koncert në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” të Sofjes. Salla e madhe e shkollës nuk ishte e mjaftueshme për të gjithë adhuruesit e këngëtareve.


Kompozitori i njohur Stefan Dargostinov është krijues i formacionit. Ai është autor i të gjitha këngëve dhe përpunimeve që hyjnë në repertorin e “Dragostinfolk-ut. Meloditë janë nga krahina të ndryshme folklorike dhe janë mbledhur me idenë që të prezantojnë pasurinë e muzikës sonë popullore. Deri tani kori i grave ka incizuar 11 disqe me vazhdimësi më se 700 minuta. Të gjitha albumet janë me moto “Ikonat tingëllore të Bullgarisë” (Sonic Icons of Bulgaria). Është kureshtare se motoja lindi më parë në variantin e saj anglez, në të cilin fjalët Sonic dhe Icons duken kështu, sikur janë formuar nga lëvizja e letrave. Kjo është vetëm një nga shenjat magjike në krijimtarinë e kompozitorit të madh bullgar dhe të ansamblit të tij. Disqet e tyre prezantojnë pikturat e mjeshtërve të mëdhenj të artit bullgar – Boris Georgiev, Vasil Stoilov, Vladimir Dimitrov – Mjeshtri, Ivan Mërkviçka etj. Incizimet transmetohen në radiostacionet e tërë botës. Shfaqjet e para të “Dragostinfolk”-ut ishin gjatë vitit 1994 në Hungari dhe Sllovaki. Në vitin 1998 “Classics CD” shpalli kompakt diskun “A love story” (Një Përrallë Dashurie) për disk më të mirë për shkak të tingëllimit bashkëkohor dhe profesionalizmit të madh të interpretueseve.





Në vitin 2011 “Dragostinfolk” ishte zgjedhur nga Radioja Kombëtare Bullgare që të prezantojë Bullgarinë në konkursin ndërkombëtar “Let the Peoples Sing”, të organizuar nga Bashkimi Evropian për  Radio dhe Televizion (EBU) dhe BBC. Atje formacioni zuri vendin e dytë me interpretimet e tij të suksesshme. Këngëtaret kanë pasur koncerte në Gjermani, Austri, Çeki, Rusi, Serbi, Sllovaki etj. Arritjet personale të Stefan Dragostinovit gjithashtu janë mbresëlënëse. Është fituesi i shumë konkurseve autoritetshme për kompozim. Është profesor në Universitetin e Ri Bullgar. Atje dhe në Shkollën Muzikore Kombëtare studiojnë këngëtaret më të reja në Kor. Bashkë me to në koncertin festiv kënduan dy nga këngëtaret e kuartetit të njohur “Slavej” – Svetla Karaxhova dhe Vanja Vakari. Mori pjesë edhe perkusionisti i famshëm Stojan Jankulov – Stunxhi.  Një ditë pas suksesit të tyre në Sofje këngëtaret udhëtojnë për në Gjermani për një turne të vogël.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD

"Përsëri me ty"

Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..

botuar më 25-02-03 6.20.PD